Birra është edhe një prej pijeve më të përhapura alkoolike në të gjithë botën. Mbrëmjet festive gjithmonë kanë një gotë birrë në tavolinë dhe ky është fakt. Por çmimi i birrës nuk është asnjëherë njësoj. Në disa vende të botës një gotë mund të kushtojë shtrenjtë e ndërsa në disa vende të tjera mund të jetë mëse e lirë.
Në një vëzhgim të bërë së fundmi, ka rezultuar se Praga është vendi me çmimin më të lirë të birrës, ku një gotë prej 500 ml kushton 1.30$, pasuar nga Johannesburg ku kushton 1.70$ dhe në Lisbonë Portugali kushton 2$. Nga ana tjetër vendi me birrën më të shtrenjtë është Oslo në Norvegji ku një gotë birrë kushton 9.90$ dhe Singapori me 9$. I treti është Hong Kong me 7.70 $. Për më tepër hidhini një sy grafikut për tu njohur më gjerësisht. /Opinion.al