Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa herë ai shënon vdes një i famshëm. Ja çfarë thotë futbollisti i Arsenal mbi këtë rastësi

2016/01/16 at 6:00 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa herë ai shënon vdes një i famshëm. Ja çfarë thotë futbollisti i Arsenal mbi këtë rastësi

Mallkimi” i mesfushorit të Arsenalit godet përsëri dhe këtë herë është aktori hollivudian, Alan Rikmen, ai që ka ndërruar jetë pas një goli të yllit uellsian.

Është cilësuar si një rastësi qesharake, madje vetë futbollistit nuk i vjen aspak mirë që emri i tij lidhet me një ngjarje të tillë. Por vdekja e aktorit britanik në moshën 69-vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin, është rasti i 12-të që përsëritet pak orë pasi Ramsej shënon për “topçinjtë”.

Lista e gjatë

Ajo nis me vrasjen e Osama Bin Ladenit më 1 maj 2011, kur Ramsej shënonte ndaj Mançester Junajtid. Rasti i dytë përsëritet më 2 tetor të të njëjtit vit: pas golit ndaj Totenhemit ndërroi jetë themeluesi i “Apple”, Stiv Xhobs.

Brenda të njëjtit muaj, goli i Ramsejt ndaj Marsejës do të “marrë në qafë” një tjetër emër të njohur, ish-presidentin e Libisë, Muamar al-Gedafin. Më 11 shkurt 2012, 25-vjeçari gjen rrugën e rrjetës ndaj Sandërlendit dhe brenda së njëjtës ditë mbyll sytë edhe këngëtarja Uitni Hjuston.

Talenti i Vengerit do të pushojë një vit, por kur rikthehet t’i shënojë Koresë së Jugut më 21 mars 2013, këtë herë vdes novelisti nigerian, Çinua Açebe dhe pianisti kuban Bebo Valdez. Më 16 maj 2013, pas golit ndaj Uiganit, ndërron jetë gjenerali argjentinas Horge Rafael Videla.

Një gol tjetër ndaj Marejës më 18 shtator 2013, këtë herë merr me vete boksierin Ken Norton.

Edhe kur aktori Pol Uoker mbeti viktimë e një aksidenti me makinën e tij 30 nëntorin e 2013-ës, Ramsej e dërgoi sërish topin në rrjetën e Kardifit në të njëjtën ditë.

Mallkimi i radhës do të marrë një tjetër aktor, këtë herë Robin Uilliamsin, trupi i të cilit u gjet i pajetë më 11 gusht 2014, një ditë pasi Ramsej kishte tundur rrjetën e Mançester Sitit.

Rastet e fundit janë ato të vdekjes së këngëtarit të famshëm Dejvid Boui (gol Sandërlendit më 9 janar).

Katër ditë më vonë Ramsej shënoi golin e parë ndaj Liverpulit në “Anfield” dhe mëngjesin e djeshëm ndërroi jetë në Londër edhe aktori Alan Rikmen.

Gjatë një interviste për “Bleacher Report” në qershor 2015, intervistuesi Aleks Dimond publikoi një dialog të fshirë të intervistës në të cilën Ramsej thotë se nuk ndihet aspak mirë që emri i tij lidhet me vdekjet e njerëzve të famshëm.

Po pyes veten nëse të kujtohet se pak vite më parë sa herë ti shënoje vdiste një person i famshëm dhe kjo vazhdoi të bëhej lajm për një kohë të gjatë. Të kujtohet?

Ma kanë thënë disa njerëz, por atëherë nuk shënoja shumë. Tani po shënoj dhe falë Zotit asnjë nuk ka vdekur.

Pra e ke kaluar atë moment?

Po, ishte një spekulim idiot.

Nuk t’u duk aspak një rastësi zbavitëse?

Jo, nuk e shoh aspak të tillë.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Video/ Tri ditë pa drita. OSSHE nuk u çon transformatorin. Ja çfarë bëjnë banorët e këtij fshati

Video/ Tri ditë pa drita. OSSHE nuk u çon transformatorin. Ja çfarë bëjnë banorët e këtij fshati

Rama dhe Meta,  historia 18 vjecare e tyre!

Rama dhe Meta, historia 18 vjecare e tyre!

Meta lë Ramën në pritje, 45 minuta në sekretari

Rama: Jam i frikësuar nga vërshimi i femrave në PS

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com