Sa i përket fjalëve që qarkullonin se Ermal Fejzullahu ka blerë shtëpi në vlerë prej 300.000€, ai tregon se kjo nuk është e vërtetë.
I ftuar në emisionin ‘n’Kosovë’ ai ka folur për karrierën e tij muzikore.
Ermali, gjithashtu ka treguar se sa shumë e vlerëson muzikën që e bën babai i tij Sabri Fejzullahu të cilin e sheh si një konkurent të fortë. I pyetur sa fëmijë e ka ndërmend ti bëjë ai ka thënë që i do fëmit sado që të jenë, duke thënë se nuk i pengon edhe t’i ketë dhjetë.