Duke nisur nga 8 korriku, Rusia do të pezulloj fluturimet e kompanive gjeorgjiane në territorin e saj.
Ky venim hyn në fuqi një ditë pas dekretit të Vladimir Putin që ndalon fluturimet e kompanive ajrore ruse drejt këtij shteti në Kaukaz.
“Arsyeja e pezullimit është domosdoshmëria për të siguruar një nivel të kënaqshëm të sigurisë ajrore dhe vonesat në pagesa nga ana e kompanive gjeorgjiane”, bëri të ditur në një komunikatë për shtyp Ministria ruse, një vendim që vjen pas protestave në Gjeorgji kundër pushtetit i cilësuar pro-rus./ Opinion.al E.Xh.