Rusia ka testuar me sukses një raketë hipersonike që ka si qëllim të parandalojë çdo sulm të mundshëm raketor.
Deri më tani Kremlini nuk ka raportuar për emrin e raketës së re, e cila u lëshua nga Sary-Shagan, një bazë stërvitoret që përdoret për mbrojtjen ajrore në Kazakistan.
Por, sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një raketë hipersonike PRS 1M, e cila mund të jetë një lloj “mburoje” nga raketat e NATO-s apo armiqtë e tjerë.
Nga të dhënat, bëhet me dije se raketa e testuar nga ushtria ruse mund të arrijë një shpejtësi rreth 3 km në sekondë./ Opinion.al E.Xh.