Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia trazon rendin e ditës në samitin e BE

2023/06/29 at 1:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia trazon rendin e ditës në samitin e BE

Në samitin e BE në Bruksel ka shumë për të debatuar: Nga Ukraina tek Kina, nga reforma e sistemit të azilit tek kërkesat financiare brenda BE, e tani rendit të ditës i shtohet edhe lufta për pushtet në Rusi.


Revolta e shkurtër e trupave Wagner të Jevgeni Prigozhin ka ndryshuar edhe axhendën e punimeve të samitit të BE. Zhvillimet e fundit në Rusi dhe ato të ardhshme për luftën në Ukrainë janë të paparashikueshme për të ardhmen ashtu si nuk dihet edhe e ardhmja e trupës Wagner. Nëse ushtria private Wagner grumbullohet në Bjellorusi, ky mund të kthehej edhe në një kërcënim për sigurinë europiane. E paqartë është po ashtu, se cilat rreziqe vijnë nga një Rusi e pastabilizuar. Pas zhvillimeve të fundjavës së kaluar, BE kërkon të demonstrojë unitet, ndër të tjera me shtetet partnere si SHBA. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i ftuar në samit, ashtu si edhe presidenti, Volodymyr Zelenksi përmes videomesazhit. Shprehimisht thuhet se BE do të mbështesë zgjerimin e kapaciteteve të industrisë së armatimit në Europë. BE po ashtu është gati për të blerë armatim të përbashkët. Para samitit të NATO-s në korrik në Vilnius, krerët e shteteve dhe qeverive anëtare duan të forcojnë bashkëpunimin brenda aleancës transatlantike.

Ndihmë për Ukrainën

Mbështetja për Ukrainën jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të forcohet -si sinjal i qartë ndaj presidentit rus. Putin pret që brenda BE-së të marrë fund durimi, por ai do ta humbasë këtë bast, thuhet në Bruksel. Fondi Europian i Paqes, me të cilin financohet pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake për Kievin, do të rritet me 3,5 miliardë euro. Vendime të tjera konkrete nuk priten. Komisioni Europian dhe vendet anëtare si Estonia dhe Lituania duan që Rusia të paguajë për rindërtimin e Ukrainës, e  për këtë qëllim të përdoren pasuritë e ngrira ruse, përmes marrjes së fitimeve nga normat e interesit. Por ky plan shihet si i vështirë për t’u realizuar nga ana ligjore. Shumë qeveri kanë frikë se mundimi në fund nuk do t’ia vlejë.

Tema tjetër një tribunal i posaçëm për krimet në Ukrainë. Por se si do të jetë i organizuar ky tribunal ende nuk dihet. Edhe për garancitë e sigurisë për Ukrainën do të flitet, sipas BE dhe NATO-s kur lufta të ketë marrë fund.

Reforma e azilit

Me kompromisin e ministrave të Brendshëm të BE debati për reformën e azilit nuk ka marrë fund. Hungaria dhe Polonia nuk duan të pranojnë refugjatë si më parë dhe refuzojnë pagesat si kompensim. Kryeministri hungarez kërkon që azilkërkuesit të presin jashtë

kufijve të BE, derisa të jetë vendosur për aplikimin e tyre. Marrëveshje përkatëse për këtë kërkohen si nga Italia dhe Austria.

Kurse vende si Bullgaria, Danimarka, Holanda pritet të përsërisin kërkesën e tyre, për të marrë fond nga BE për ngritjen e gardheve kufitare. Për Gjermaninë nuk është e mirëpritur që tema e migracionit të kthehet në një temë debati në samit, sepse koalicioni qeverisës gjerman nuk është i mendimi për këtë çështje.

Financat

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen kërkon 66 miliardë euro shtesë për buxhetin e BE, duke iu referuar ndryshimeve që kanë ndodhur në botë që nga viti 2019, kur vendos buxheti i BE. Pandemia e Coronës, sulmi rus ndaj Ukrainës dhe inflacioni i lartë kanë rritur shpenzimet. Injeksioni i ri fianciar do të duhej të ndihmonte BE të vazhdonte mbështetjen për Ukrainën, të përballonte sfidat e migracionit dhe të investonte në teknologjitë e reja. Por për këto kërkesa të reja financiare nuk ka shumë entuziazëm tek vendet anëtare. Frenat do t’i shtypin vendet kursimtare -Danimarka, Suedia, Austria dhe Holanda. Edhe ministrat e Financave të Francës dhe Gjermanisë thonë, se nuk kanë asnjë cent tepër./DW

 



Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA, kuqezinjtë të 65-it në botë

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA, kuqezinjtë të 65-it në botë

Mesazh i fshehur?Djali i Vuçiç në Graçanicë me shkrimin në bluzë: Dorëzimi s’është opsion

Ndalimi i djalit të Vuçiçit, Sveçla: I biri ka hyrë në Kosovë si qytetar i thjeshtë

KE mbështet idenë e Ramës për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

KE mbështet idenë e Ramës për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com