Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit, Blinken-Moskës: Uria s’mund të shndërrohet në armë

2023/08/03 at 7:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit, Blinken-Moskës: Uria s’mund të shndërrohet në armë

Secretary of State Antony Blinken listens during a Senate Appropriations Committee hearing on the President’s FY 2024 budget request for investing in U.S. Security, Competitiveness, and the Path Ahead for the U.S.-China Relationship at the Capitol on Tuesday, May 16th, 2023.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Moskën për “shantazh”, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave.


Kryediplomati amerikan, që udhëhoqi mbledhjen për pasiguritë ushqimore, u tha 15 anëtarëve të Këshillit ët Sigurimit se “uria nuk mund të shndërrohet në armë”.

Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit.

Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën kur lufta ndaj dy shteteve po vazhdon.

Moska ka refuzuar që të zgjasë marrëveshjen, duke çuar në rritjen e çmimeve të drithërave, që ka goditur më së rëndi shtetet e varfra.

“Çdo anëtar i këtij këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë mjaft Moskës, mjaft përdorët Detin e Zi si shantazh”, tha Blinken.

“Mjaft i trajtuat njerëzit më të cenueshëm në botë si levë. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar”, shtoi ai.

Marrëveshja, e nënshkruar në korrik të vitit 2022 mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, synonte shmangien e rrezikut për urinë në botë, duke garantuar qasjen e drithërave ukrainase në tregjet botërore, pavarësisht luftës.

Moska ka kërkuar garanci dhe marrëveshje të re sa i përket eksporteve të veta, veçmas për komponentët e plehrave artificiale.

Gjatë takimit në OKB, Blinken po ashtu njoftoi se Uashingtoni do të japë 362 milionë dollarë për financimin e programeve për luftimin e pasigurive ushqimore dhe kequshqyerjes në disa shtete afrikane dhe Haiti.

Afër 345 milionë persona në 79 shtete vuajnë nga pasiguria akute ushqimore. Ndër shkaqet kryesore për urinë në botë, përveç konflikteve të armatosura, janë edhe efektet e ndryshimeve klimatike./REL



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

22 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 shtator 2025

22 Shtator, 2025 7:59 am
GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Para
Ministri ukrainas: Vetëm Erdogan mund ta bindë Putin për kthimin e marrëveshjes së grurit

Ministri ukrainas: Vetëm Erdogan mund ta bindë Putin për kthimin e marrëveshjes së grurit

Reduktimi i policisë në Veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë

Reduktimi i policisë në Veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 3 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 3 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Shtator, 2025

Kjo e hëna parashikohet të jetë me mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë as vranësirat lokale. Temperaturat këtë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 22 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Shtator, 2025

DASHI Kjo javë në fund të shtatorit do të karakterizohet nga një dëshirë e fortë për ndryshim. Hëna do të...

Lexo më shumë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com