Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia nxjerr pamje e amerikanit të burgosur, shfaqet duke punuar në një makinë qepëse

2023/08/29 at 6:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia nxjerr pamje e amerikanit të burgosur, shfaqet duke punuar në një makinë qepëse

Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të amerikanit Paul Whelan në një burg në Rusi. Në lajmet e kanalit RT (Russia Today) u shfaqën pamje të ish-drejtuesit të kompanisë nga Miçigani në një burg të largët në Mordovia, në juglindje të Moskës.

Në video zoti Whelan duket përkrah të burgosurve të tjerë ndërsa punon në një makinë qepëse me uniformat e burgut.

“Sot është hera e parë që kam parë se si duket që nga qershori i vitit 2020”, e shpreh në një email vëllai i tij David Whelan.

Ai tha se kanali Russia Today kishte shkuar për ta filmuar zotin Whelan në burg në muajin maj dhe se kur ai kishte refuzuar, ishte ndëshkuar nga personeli i burgjeve. Në videon e publikuar, zoti Whelan dëgjohet t’i thotë personit që i drejton pyetje se nuk do t’i përgjigjet.

Nuk është e qartë se kur janë filmuar këto pamje. Zoti Whelan u ndalua në vitin 2018 dhe po vuan një dënim me 16 vite burgim për akuza spiunazhi.

Zoti Whelan dhe Uashingtoni mohojnë që ai të ketë bërë aktivitet spiunazhi në Rusi.

Administrata e Presidentit Biden pati shpresuar se do të siguronte lirimin e zotit Whelan gjatë negociatave që mundësuan lirimin nga burgjet ruse dhjetorin e kaluar të yllit të basketbollit amerikan Brittney Griner.

Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni i kishte paraqitur Moskës një “propozim serioz” për të mundësuar lirimin e zotit Whelan.

Këtë muaj u njoftua se Sekretari i Shtetit Antony Blinken bisedoi me telefon me zotin Whelan.

Rusia vazhdon të mbajë nën arrest edhe shtetasin amerikan Evan Gershkovich, i cili punonte për gazetën Wall Street Journal. Ai akuzohet për aktivitet spiunazhi dhe mund të dënohet me deri në 20 vite burgim./VOA

Ju sugjerojmë

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
Bota

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025 8:19 pm
Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
Bota

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

27 Korrik, 2025 8:02 pm
Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar
Aktualitet

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

27 Korrik, 2025 7:44 pm
Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare
Bota

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

27 Korrik, 2025 7:36 pm
Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!
Kryesore

Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!

27 Korrik, 2025 6:58 pm
Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës
Aktualitet

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

27 Korrik, 2025 6:32 pm
Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?
Rajoni

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

27 Korrik, 2025 6:20 pm
Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit
Bota

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

27 Korrik, 2025 6:05 pm
Para
Qëllohet me një plumb në kokë shqiptari në Greqi

Qëllohet me një plumb në kokë shqiptari në Greqi

Rama reagon pas deklaratës së KE për zgjerimin: Autobusi s’mund të bëhet aeroplan rus

Rama reagon pas deklaratës së KE për zgjerimin: Autobusi s’mund të bëhet aeroplan rus

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës,Peleshi: Janë angazhuar Parkun Kombëtar të Lurës dhe..

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës,Peleshi: Janë angazhuar Parkun Kombëtar të Lurës dhe..

TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
27 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon ende në kryeqytet. Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen...

Lexo më shumë

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
27 Korrik, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e...

Lexo më shumë

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
27 Korrik, 2025

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi...

Lexo më shumë

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
27 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë detaje nga takimi që zhvilloi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com