“Çdo objektiv që kërcënon ushtrinë ruse ose infrastrukturat tona të rrafshohet menjëherë. Marina, aviacioni dhe ushtria të pajisen me armë bërthamore”, ka thene presidenti Rus Vladimir Putin, teksa ka urdhëruar ushtrinë të bëjnë gati bombat bërthamore.
Deklaratat e forta të kreut të Kremlinit u bënë gjatë një takimi që ai pati me ministrin e Mbrojtes, Sergei Shoigu. Ky i fundit i tha Putin se armët bërthamore janë gati për përdorim. Sipas tij ushtria ruse ka marrë 35 raketa bërthamore.