Kompania ruse e gazit Gazprom tha se ka pezulluar furnizimin me gaz në Holandë.
Shkak për ndërprerjen e gazit është bërë mospagesa e faturës së gazit me rubla nga ana e kompanisë holandeze GasTerra.
“GasTerra, e cila blen gaz nga prodhues vendas dhe të huaj në tregun e hapur, “ka vendosur të mos përmbushë kërkesat e njëanshme të pagesave të Gazprom”, – shkroi kompania holandeze në një deklaratë për shtyp. Si përgjigje, Gazprom njoftoi se do të ndërpresë furnizimin me gas në Holandë nga e marta (31 maj).
Më herët, kompania holandeze kishte njoftuar Gazprom Export se nuk kishte ndërmend të kryente pagesa në rubla për gazin e blerë, vendim ky i miratuar disa javë më parë me dekret të presidentit Vladimir Putin
Kontrata midis GasTerra dhe Gazprom ishte menduar të përfundonte më 1 tetor.