Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se u ka ndaluar hyrjen 92 amerikanëve në territorin e saj, si përgjigje ndaj qëndrimit rusofobik të ndjekur nga administrata Biden me objektivin e deklaruar për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Moskës.
Mes personave që iu është ndaluar hyrja në Rusi janë gazetarë, avokatë të njohur dhe përfaqësues të biznesit nga Shtetet e Bashkuara.
Në deklaratë thuhet se gazetarë e ndaluar janë përfaqësues të botimeve liberalo-globaliste të angazhuara në prodhimin dhe shpërndarjen e gënjeshtrave për Rusinë dhe forcat e armatosura ruse.
Amerikanë të tjerë në listë përfshijnë persona që punojnë për agjencitë e zbatimit të ligjit, akademikë dhe figura nga biznesi si edhe organizata joqeveritare. Sipas një liste të Ministrisë së Jashtme, Rusia ka ndaluar hyrjen e më shumë se 2,000 amerikanëve në territorin e saj.