Shefi i kabinetit të presidencës ukrainase, Andrij Yermak ka reaguar menjëherë pas njoftimit të bërë ditën e sotme, ku bëhej me dije se Rusia do të merrte drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB.
Me anë të një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, Andrij Yermak thotë se fakti që Rusia merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një goditje ndaj rregullave ndërkombëtare.
“Është shumë domethënëse që në ditën e festimit të një shteti terrorist, Iranit, një shtet tjetër terrorist, Rusia, fillon të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nuk është thjesht turp. Është një tjetër grusht shteti ndaj sistemit të rregullave të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkroi Andrij Yermak, shkruan në Twitter.
Kujtojmë që hera e fundit që Rusia e mbajti presidencën e OKB ishte në shkurt të vitit të kaluar, kur Putin deklaroi “operacionin e tij special ushtarak” për Ukrainën./Opinion.al