Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin, ndërsa Kievi kërkon përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi 

2024/09/14 at 3:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin, ndërsa Kievi kërkon përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi 

Zyrtarët rusë kërcënuan të shtunën Perëndimin me një përshkallëzim të pakontrolluar të luftës, si dhe Ukrainën se do të shkatërrojnë Kievin. Komentet vijnë ndërsa udhëheqësit perëndimorë diskutuan nëse do të lejojnë Ukrainën të përdorte armët për sulme më në thellësi të territorit rus. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të premten vonë në mbrëmje se plani i tij për të arritur fitoren varej nga vendimi i Uashingtonit, çka dukshëm i refererohej kërkesës së bërë prej kohësh nga Kievi për të marrë autorizim nga vendet e NATO-s, për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi. 

Andriy Yermak, kreu i zyrës së zotit Zelenskiy, shkruante në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’ të shtunën se: “Duhen vendime të forta. Terrori mund të ndalet duke shkatërruar objektet ushtarake në origjinë”. 

Kievi ka thënë se sulme të tilla janë jetike për përpjekjet e vendit për të kufizuar aftësinë e Moskës për të sulmuar Ukrainën, por deri më tani aleatët kanë hezituar ta lejojnë një gjë të tillë, nga droja për një përshkallëzim të konfliktit e mes dyshimeve në efikasitetin e këtyre sulmeve. 

Ndërsa mbi këtë çështje nuk është marrë ende asnjë vendim zyrtar, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov pretendoi se vendimi ishte marrë tashmë dhe se i ishte komunikuar Kievit. Ai shtoi se Moska do të duhej të përgjigjej me veprimet e saj. 

“Vendimi është marrë, u është dhënë liri e plotë për të vepruar, kështu që ne jemi gati për gjithçka”, kishte thënë zoti Ryabkov sipas agjencisë ruse të lajmeve ‘RIA’. 

“Ne do të reagojmë në një mënyrë që nuk do të jetë aspak e këndshme”, shtonte ai. 

Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili aktualisht shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, tha se Perëndimi po vinte në provë durimin e Rusisë, duke shtuar se ai, nuk ishte i pakufishëm. 

Zoti Medvedev tha se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, që zoti Zelenskiy e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm që po ngadalëson përparimin e Rusisë, i ka krijuar tashmë Moskës baza ligjore, për të përdorur arsenalin e saj bërthamor. 

Zoti Medvedev tha se Moska ose mund të përdorë në fund armët bërthamore, ose disa nga armët e saj të reja, jo-bërthamore, por vdekjeprurëse, për një sulm në shkallë të gjerë. 

“Dhe me kaq do të merrte fund. Çka do të mbetej do të ishte një vend i shkrirë, një re gjigante gri, në vend të ‘nënës së qyteteve ruse”, shkruante ai në ‘Telegram’, duke iu referuar Kievit. 

Duke iu drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin, zyrtari ukrainas Yermak tha se: “Kërcënimet me zë të lartë të regjimit të Putinit dëshmojnë vetëm se ai ka frikë se terrori i tij mund të marrë fund”./VOA 

Ju sugjerojmë

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Para
87% e drejtuesve nuk e rimarrin patentën, eksperti: Nuk njohin Kodin Rrugor 

87% e drejtuesve nuk e rimarrin patentën, eksperti: Nuk njohin Kodin Rrugor 

Izraeli injoron thirrjet për mbrojtjen e civilëve, intensifikon sulmet drejt Rripit të Gazës 

Izraeli vijon sulmet në Gaza, këtë herë sulmon një shtëpi. Raportohet për 11 të vrarë, katër prej tyre fëmijë 

Gërvalla thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni gjuhën armiqësore dhe agresive të Vuçiçit ndaj Kosovës 

Gërvalla thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni gjuhën armiqësore dhe agresive të Vuçiçit ndaj Kosovës 

TE FUNDIT

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
13 Maj, 2025

Shprehja që shoqëroi kryeministrin Rama në takimet elektorale në qarkun e Dibrës ishte : “4 me 1 s’ka bërë vaki!” Por...

Lexo më shumë

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
13 Maj, 2025

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë lidhur me rezultatin e...

Lexo më shumë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
13 Maj, 2025

Ky artikull nuk i dedikohet konkretisht rrugëtimit politik të Sali Berishës apo Edi Ramës. Nuk është një përmbledhje e mirëfilltë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com