Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia: Kemi rrëzuar 144 dronë ukrainas

2024/09/10 at 4:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia: Kemi rrëzuar 144 dronë ukrainas

Ushtria ruse njoftoi të martën se rrëzoi 144 dronë ukrainas të lëshuar në sulmet gjatë natës që kishin si objektiv rajonet në pjesën perëndimore të Rusisë. Autoritetet ruse njoftuan se si pasojë e sulmit, një person humbi jetën dhe të paktën tre u plagosën.

Ky ishte një nga sulmet më të mëdha me dronë nga Ukraina në tokën ruse gjatë dy viteve e gjysmë luftë. Sipas zyrtarëve rusë, mbi 140 dronët ukrainas kishin si objektiv disa rajone ruse, përfshirë kryeqytetin Moskë dhe zonat përreth.

Forcat e mbrojtjes ajrore thanë se rrëzuan 20 nga dronët mbi rajonin e Moskës. Guvernatori i këtij rajoni Andrey Vorobyov tha se si pasojë e sulmit u vra një person, u plagosën tre të tjerë dhe u dëmtuan ndërtesa banimi dhe shtëpi në zonat Lyubertsi dhe Ramenskoie.

Banorë të zonës Ramenskioe tregojnë momentet e sulmit

“Nëse do të kishin lëshuar edhe një dron tjetër, një nga neve do të kishte vdekur”, thotë Alexander Li.

Bashkëshortja e tij, e cila nuk u identifikua tha se “ishte shumë e frikshme, tronditëse. Dolëm me vrap, morëm fëmijët dhe dolëm me vrap. Ishte si një film i frikshëm”.

Numri më i lartë i dronëve u interceptua në rajonin Brians përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, por zyrtarët thanë se nuk pati dëmtime ose të lënduar pas rrëzimit të 72 dronëve. Dronët ukrainas u rrëzuan nga forcat ruse edhe ne rajonet Kursk, Tula, Belgorod, Kaluga, Voronezh, Lipetsk dhe Oryol.

Ndërkohë forcat ukrainas njoftuan se rrëzuan 38 nga 46 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet gjatë natës. Sipas zyrtarëve ukrains dronët u interceptuan në rajonet Cherkasy, Chernihiv, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Kherson, Kirovohrad, Kiev, Mikolaiv, Odesa, Poltava, Sumi, Vinnitsia dhe Zaporizhzhia.

Rusia tha se kishte shënuar përparim në rajonin ukrainas të Donbasit. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, RIA citoi Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Sergei Shoigu, të shprehej se “në total, gjatë gjithë gushtit dhe 8 ditëve të para të shtatorit kemi vënë kontroll në një hapësirë prej 1 mijë kilometrash katrorë”.

Ndërkohë, në zhvillime të tjera, ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi se thirri të hënën të Ngarkuarin me Punë të Iranit Shahriar Amouzegar dhe për ta paralajmëruar mbi “pasojat katastrofike e të pariparueshme” në marrëdhëniet dypalëshe, nëse vërtetohen njoftimet se Teherani ka furnizuar me raketa balistike Rusinë.

Shtëpia e Bardhë i tha Zërit të Amerikës javën e kaluar se ishte “alarmuar” nga njoftimet e pakonfirmuara të mediave Perëndimore se një dërgesë e pashembullt e raketave iraniane me qëllim përdorimin në agresionin e saj kundër Ukrainës ishre kryer ose do të kryhej së shpejti.

Gazeta ‘Wall Street Journal’ njoftoi të premten, duke cituar burime të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian se Irani kishte dërguar raketa në Rusi. Kremlini i ka hedhur poshtë njoftimet dhe zyrtarët e Iranit mohuan të hënën të kishin dërguar raketa në Rusi./ VOA

Ju sugjerojmë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Para
Hapet gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, kandidatët kanë 7 ditë kohë për të aplikuar

Hapet gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, kandidatët kanë 7 ditë kohë për të aplikuar

“Momenti i mbylljes së një cikli”, Rrumbullaku reagon pas largimit nga detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit

"Momenti i mbylljes së një cikli", Rrumbullaku reagon pas largimit nga detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit

“Mos i shisni armë Izraelit”, mijëra qytetarë protestojnë në Australi

"Mos i shisni armë Izraelit", mijëra qytetarë protestojnë në Australi

TE FUNDIT

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com