Rusia ka thënë të mërkurën se do të shkëmbejë ish-marinsin amerikan, Trevor Reed me një të burgosur rus të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Si rezultat i një procesi të gjatë negocimi, më 27 prill 2022, shtetasi amerikan Trevor Rowdy Reed, i dënuar më parë në Federatën Ruse, u shkëmbye me shtetasin rus Konstantin Yaroshenko, i cili u dënua me 20 vjet burg nga një gjykatë amerikane në 2010”, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në kanalin e saj zyrtar Telegram.
Yaroshenko, i cili do të shkëmbehet me ish-marinsin, është piloti rus që u arrestua në Liberi nga agjentë të fshehtë të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës më 28 maj 2010 dhe ishte dërguar në SHBA, sipas TASS.
Agjentët e Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës kanë marrë në dukje prova që Yaroshenko kishte qëllim kriminal për të transportuar një sasi të madhe kokaine.
Por piloti rus është deklaruar i pafajshëm, duke e përshkruar arrestimin e tij si një provokim dhe i quajti të gjitha akuzat kundër tij si të rreme, sipas TASS./Opinion.al