Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia dënon me burg katër gazetarë

2025/04/16 at 9:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia dënon me burg katër gazetarë

Katër gazetarë rusë janë dënuar nga një gjykatë në Moskë me nga 5 vjet e gjysmë burgim secili për lidhje me Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëheqësit opozitar të ndjerë, Aleksei Navalnyt.


Autoritetet ruse e kanë shpallur këtë Fondacion “organizatë ekstremiste”. Gazetarët, Antonina Favorskaya, Sergei Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Kriger, u shpallën fajtorë pas një gjykimi të mbyllur për publikun, për kontributet e tyre në kanale në YouTube të lidhura me FBK-në përpara se ajo të ndalohej në vitin 2021.

Gjykata më 15 prill ua ndaloi gjithashtu të pandehurve të punojnë si gazetarë për tre vjet pas lirimit të tyre nga burgu.

Pas shpalljes së vendimit dhe dënimeve, mbështetësit e gazetarëve filluan të duartrokasin dhe të thërrasin: “Jeni më të mirët!”

Kriger u tha mbështetësve të tij se “gjithçka do të jetë në rregull, mos u shqetësoni, herët apo më vonë e gjitha kjo do të përfundojë. Ata që më dënuan mua, me siguri do të dënohen vetë”.

Të katër gazetarët kanë mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tyre.

Çfarë ndodhi me ndjekësit e Navalnyt?

Gjykimi, i cili filloi në fillim të tetorit të vitit 2024, u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ndërsa mbështetësve dhe gazetarëve iu lejua të marrin pjesë vetëm në shpalljen e vendimit dhe dënimeve.

Favorskaya dhe Kriger janë reporterë për median e pavarur SOTAVision, e cila vetë është etiketuar si një “agjent i huaj” nga qeveria ruse.

“Gazetaria e pavarur barazohet me ekstremizëm”

Gabov dhe Karelin janë gazetarë të pavarur që kanë kontribuar për organizata të mëdha ndërkombëtare të medias, përfshirë Reuters dhe Associated Press. Gabov gjithashtu ka kontribuar për shërbimin në gjuhën ruse të Radio Evropa e Lirë.

“Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie politike dhe gjithmonë e kam konsideruar detyrën time si gazetar të shpreh objektivisht opinionet e njerëzve me pikëpamje të ndryshme për t’i ndihmuar ata të dëgjohen nga autoritetet”, tha Gabov në deklaratën e tij përfundimtare për gjykatën.

“Gazetaria e pavarur [në Rusi] barazohet me ekstremizëm”, shtoi ai.

Karelin theksoi në deklaratën e tij përfundimtare se kanali me të cilin akuzohet se ka bashkëpunuar nuk ishte shpallur ekstremist në kohën kur ai kontribuoi në të.

“Pendimi konsiderohet si një rrethanë lehtësuese. Janë kriminelët ata që duhet të pendohen për atë që kanë bërë. Por, unë jam në burg për punën time, për qëndrimin e ndershëm dhe të paanshëm ndaj gazetarisë, për dashurinë për familjen dhe vendin tim,” tha ai në një deklaratë të shkruar për gjykatën.

Prokuroria kishte kërkuar deri në gjashtë vjet burgim për secilin nga të pandehurit. Gjykimi ishte i mbyllur për publikun, me autoritetet që justifikuan këtë masë duke cituar paralajmërimet nga Qendra Ruse për Luftën kundër Ekstremizmit, e cila pretendonte se FBK-ja mund të përpiqej të ndërhynte në proces.

Dënimi është pjesë e një shtypjeje më të gjerë ndaj gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të mëparshëm të Navalnyt, i cili vdiq në burg në shkurt të vitit 2024 në rrethana të diskutueshme, ndërsa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim mbi akuza që gjerësisht konsiderohen të motivuara politikisht.

Vdekja e tij shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe intensifikoi vëmendjen ndaj trajtimit që Rusia u rezervon të burgosurve politikë dhe mediave të pavarura.

Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se dhjetëra gazetarë janë aktualisht të ndaluar në Rusi mbi akuza të ngjashme, ndërsa qeveria vazhdon të forcojë kontrollin ndaj zërave kritikë./ REL



Ju sugjerojmë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Para
“Trump duhet të ushtrojë presion mbi Putin”, Kallas: Nuk kam frikë nga kërcënimet ruse

"Trump duhet të ushtrojë presion mbi Putin", Kallas: Nuk kam frikë nga kërcënimet ruse

Veliaj kërkon sërish lirinë, GJKKO shqyrton sot ankimimin për ndryshimin e masës “arrest me burg”

Veliaj kërkon sërish lirinë, GJKKO shqyrton sot ankimimin për ndryshimin e masës “arrest me burg”

SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
1 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te sheshi Shqiponja në Tiranë. Mësohet se makina ka përplasur një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
1 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
1 Dhjetor, 2025

DASHI Është një ditë rikuperimi! Një energji e bukur po kthehet. Në dashuri, keni nevojë për më shumë qartësi: dikush...

Lexo më shumë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com