Ministria e Jashtme e Suedisë ka konfirmuar se dy diplomatët e saj janë dëbuar nga Rusia, pasi Stokholmi u ka refuzuar vizat dy zyrtarëve rusë.
“Dy diplomatëve suedezë u është kërkuar të largohen nga Rusia. Na vjen keq për këtë vendim të Ministrisë së Jashtme ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme suedeze, Rasmus Eljanskog.
Sipas tij, ky veprim ka pasuar vendimin e Stokholmit për t’i mos zgjatur vizën një diplomati rus dhe për t’i refuzuar aplikimin për vizë diplomatike një tjetër shtetasi rus.
Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, u tha gazetarëve në Moskë se dëbimi i diplomatëve është përgjigje ndaj vendimit të Stokholmit për zyrtarët rusë.
Më herët, Suedia është shprehur e shqetësuar për veprimtarin e spiunëve rusë.
Lidhur me këto shqetësime, vitin e kaluar autoritetet e inteligjencës në Suedi kanë paralajmëruar se Moska “përbën kërcënimin të madh të inteligjencës për Suedinë”./ Opinion.al E.Xh