Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusi, plane për protesta masive ndërsa Perëndimi paralajmëron Moskën

2021/04/18 at 10:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusi, plane për protesta masive ndërsa Perëndimi paralajmëron Moskën

Aleatët e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny zbuluan të dielën planet për ato që shpresojnë të jenë protestat më të mëdha në historinë moderne të Rusisë të cilat priten të zhvillohen të mërkurën. Njoftimi i tyre vjen ndërsa Uashingtoni ka paralajmëruar Moskën se do të paguajë një çmim nëse zoti Navalni vdes në burg për shkak të grevës së urisë.


“Gjërat po zhvillohen shumë shpejt dhe po shkojnë shumë keq”, shkruanin aleatët e tij në një deklaratë në internet, duke njoftuar planet e tyre për demonstrime mbarëkombëtare në rrugë, të cilat ata i karakterizuan si një përpjekje për t’i siguruar atij kujdesin e nevojshëm shëndetësor që do t’i shpëtonte jetën. Por demostratat do të jenë gjithashtu dhe një protestë ndaj goditjes që autoritetet ruse u kanë bërë mbështetësve të zotit Navalni.

“Një situatë ekstreme kërkon vendime ekstreme”, thanë ata.

Të dielën Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha për rrjetin televiziv CNN se qeveria amerikane i ka thënë Rusisë se “do të përballet me pasoja” nëse kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni vdes në burg.

“Ne i kemi bërë të ditur qeverisë ruse se ajo që i ndodh zotit Navalni në burg është përgjegjësi e tyre dhe se bashkësia ndërkombëtare do t’i vendosë ata para përgjegjësisë”, tha zoti Sullivan për rrjetin CNN.

Zoti Sullivan tha se në këtë drejtim po shqyrtohen një seri masash që do të rëndojnë mbi Moskën, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Vajza e Alexei Navalnit: Babai ka nevojë për mjekim

Të dielën, vajza e kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni, u bëri thirrje autoriteteve ruse të lejojnë që një mjek të kurojë babanë e saj, i cili ndodhet në burg dhe prej fundit të muajit mars është futur në grevë urie. Kërkesa e saj pason paralajmërimin e një grupi mjekësh se zoti Navalni rrezikon të vdesë.

Aleksei Navalni, një kundërshtar i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin, u fut në grevë urie në 31 mars si protestë ndaj asaj që ai tha se ishte refuzim i autoriteteve të burgut për t’i siguruar kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbës.

Autoritetet e burgut thonë se ata i kanë ofruar zotit Navalni kujdesin e duhur shëndetësor. Por politikani 44-vjeçar i opozitës e ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka këmbëngulur të trajtohet nga një mjek i zgjedhur nga jashtë institucionit, një kërkesë që ata nuk e kanë pranuar.

“Lejoni që një mjek të vizitojë babanë tim”, shkruante në Twitter vajza e zotit Navalni, Dasha, studente në Universitetin e Stanfordit.

Një sindikatë e mjekëve me lidhje me zotin Navalni tha të shtunën se ai ishte në gjendje kritike dhe se veshkat e tij mund të mos funksiononin, gjë që mund të çojë në atak kardiak.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit Vladimir Putin të premten një grup aktorësh, shkrimtarësh, historianësh, gazetarësh dhe regjisorësh i kërkonin atij të garantojë që zoti Navalni të marrë kujdes mjekësor.

Një grup ligjvënësish rajonalë të opozitës i bënë thirrje gjithashtu Presidentit Putin të shtunën për t’u siguruar që zoti Navalni të trajtohet siç duhet. Në një intervistë për rrjetin televiziv BBC, ambasadori rus në Britani akuzoi zotin Navalni se po kërkon e vëmendje.

Zoti Navalni ka thënë se autoritetet e burgut po e kërcënojnë ta ushqejnë me forcë nëse nuk braktis grevën e urisë.

Autoritetet ruse e dënuan në muajin shkurt zotin Navalni me 2 vjet e gjysmë lidhur me shkeljen e një lirimi me kusht. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të trilluara. Kritiku i Kremlinit u arrestua në janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ndodhej për kurim pas një sulmi me një agjent nervor, për të cilin ai ka fajësuar Presidentin Putin.

Kremlini ka thënë se nuk ka gjetur asnjë provë se zoti Navalni u helmua dhe e ka akuzuar atë se në mbështje nga SHBA ndodhet në një mision për të destabilizuar Rusinë./VOA

 

Etiketa: moskeprotesta


Ju sugjerojmë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
Para
Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 19 prill 2021

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 19 prill 2021

Pandemia përkeqësoi papunësinë tek personat me universitet

Pandemia përkeqësoi papunësinë tek personat me universitet
















TE FUNDIT

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
30 Janar, 2026

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com