Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rumenige: Kosova s’mund të luajë kundër Gjermanisë

2016/11/16 at 7:19 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rumenige: Kosova s’mund të luajë kundër Gjermanisë

Kritika të reja të Karl-Hainc Rumeniges për kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe mënyrën e organizimit të kualifikueseve të Botërorit dhe Europianit. Bajerni i Mynihut është një nga klubet më të dëmtuara nga grumbullimet e lojtarëve në përfaqësuese dhe vetëm këto dy vitet e fundit numëron plot 11 raste të futbollistëve të dëmtuar gjatë detyrave të tyre me kombëtaret (më problematiku nga të gjithë sigurisht ai i Arjen Robenit me Holandën).

Shefi i bordit të rekordmenëve të Gjermanisë, deklaroi për “Bild”: “Sot kemi 40% më shumë ndeshje ndërkombëtare se në të shkuarën. Me çfarë kujtoj unë, më përpara kishim një fazë të dytë grupesh në Ligën e Kampioneve. E prishëm këtë formulë në mënyrë që të ulnim ngarkesën e futbollistëve. Por çfarë ndodhi? Këto katër javë u akorduan për ndeshje të kombëtareve”.

Formulë e re

Rumenige, pavarësisht se është drejtuesi i Bajernit, nuk flet kurrsesi vetëm në cilësinë e drejtuesit të kampionëve të Gjermanisë, sesa në atë të presidentit të Unionit të Klubeve Europiane dhe këto shqetësime janë të gjitha ato çka ndajnë klubet, të cilat dërgojnë futbollistë në kombëtare. Ditët e fundit një deklaratë e Tomas Mylerit rindezi edhe një herë debatin për të rishikuar formulën e grupeve kualifikuese të Botërorëve dhe Europianëve.

Fitorja e Gjermanisë 8-0 ndaj San Marinos të premten e shkuar, ishte një shëtitje për kampionët e botës dhe sulmuesi vuri në diskutim nëse përplasja direkte e skuadrave më të forta me ato gati në nivel amator i bën mirë futbollit, duke u akuzuar edhe se deklarata e tij ishte mungesë e “fair-play”-t.

Edhe shefi i tij, Rumenige, është i të njëjtit mendim dhe krahas San Marinos, ai përfshin edhe kombëtaret e Kosovës dhe Gjibraltarit në këtë kategori, duke i marrë si shembull: “Tani ne luajmë kundër San Marinos, Gjibraltarit dhe Kosovës. Pyes veten: Përse nuk ka një fazë kualifikuese mes këtyre kombëtareve më të vogla?”

Vota e barabartë

Ish-lojtari i kombëtares gjermane kritikon edhe faktin se zëri i këtyre kombëtareve të vogla në FIFA dhe UEFA është njëlloj i fortë si ai i Gjermanisë dhe kombëtareve të tjera të mëdha, duke nënkuptuar votën e barabartë. “Bëhet fjalë gjithnjë e më pak për sportin dhe gjithnjë e më shumë për politikën dhe financat”, përfundoi 60-vjeçari.

Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Ankesa nga Prokuroria dhe KLD-ja, për buxhetin e vitit 2017

Ankesa nga Prokuroria dhe KLD-ja, për buxhetin e vitit 2017

V IDEO/ Treni që ka thyer rekordin botëror për shpejtësi

V IDEO/ Treni që ka thyer rekordin botëror për shpejtësi

Fotolajm/ Dreka e Pastor Paulin Vilajetit në Laos, minj të pjekur në prush dhe lakuriq nate?!!

Fotolajm/ Dreka e Pastor Paulin Vilajetit në Laos, minj të pjekur në prush dhe lakuriq nate?!!

TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com