Rumania voton sot për parlamentin e ri, ku partia në pushtet, pro-Evropiane Liberale Kombëtare (PNL) është pretendenti kryesor për qeverisjen, pavarësisht kritikave për trajtimin e pandemisë.
Këto zgjedhje mbahen nën masa të rrepta të kujdesit për të ndaluar përhapjen e covid-19: maska, distanca dhe antiseptikë.
Për shkak të pandemisë dhe lodhjes së votuesve, shkalla e abstenimit pritet të arrijë deri në 60%.
Gara pritet të jetë e vështirë, por Kryeministri Ludovic Orban, i cili ka udhëhequr një qeveri të qendrës së djathtë të pakicës për një vit, duket se do të qëndrojë në pushtet.
Sipas sondazhit të fundit të IMAS, PNL arrin në 28% të votave, përpara Social Demokratëve (PSD, 23%) dhe reformatorëve të një aleance të re të qendrës së djathtë, USR-Plus (18%),
Në një zonë ku udhëheqësit populistë dhe autoritarë po fitojnë terren, Orban është zotuar për reforma me qëllimin modernizimin e vendit me 19 milion banorë, një nga më të varfrit në Evropë./Opinion.al