Ekipi kuqezi, pas humbjes nga Franca, po synon që ndaj rumunëve të bëjë befasinë duke marrë fitore, të cilat ia mbajnë gjallë shpresat për ta kaluar grupin.
Por, sipas bastoreve sportive, Kombëtarja shqiptare nuk është favorite në përballje me Rumaninë.
Fitorja e rumunëve ndaj kuqezinjve kuotohet me 2.25 euro, derisa fitorja e mundshme e ekipit të De Biasit ka kuotën 3.35. Kurse, barazimi a kuotën 3.55, përcjell Express.
Ndërsa, Franca shihet favorite absolut përballë Zvicrës së shqiptarëve, në takimin i cili luhet nesër nga ora 21:00..