Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rugova shkruante në vitin 1983 për Musine Kokalarin

2016/02/19 at 4:38 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rugova shkruante në vitin 1983 për Musine Kokalarin

Në revistën letrare «Jeta e re», nr. 2, mars-prill të vitit 1983, Ibrahim Rugova botoi katër tregime të saj («Mos qofshin vjehrrat e zeza»; «Kulloi odaja»; «Për mustaqet e Qelos»; «Ulurima e qenit»), të cilat i shoqëroi me një shënim për këtë autore, e cila ishte e panjohur në Kosovë.


Në vijim shkrimi i I. Rugovës…

Musine Kokolari është njëra nga femrat e rralla që shkroi midis dy luftërave, në periudhën 1912-1945. Për të nuk dimë shumë tash për tash, pos që më 1940 botoi një libër me tregime e skica me titull <siç më=”” thotë=”” nënua=”” plakë=””>. Po shtojmë se pos M. Kokolarit brenda kësaj periudhe vepruan edhe dy femra të tjera: Androniqi Zengo në pikturë dhe në kritikën artistike dhe Elvira Tarro në kritikën letrare, e të dyja ishin korçare. Zengo kishte kryer Akademinë e Artit në Athinë dhe në pikturën e saj ndihet jaft theksi impresionist i peizazhit. Veprimtaria e këtyre krijueseve flet se në këtë kohë fillon edhe inkuadrimi i femrës në kulturën shqiptare, që pas luftës do të jetë edhe më aktiv dhe më i dukshëm. Është mirë të dihet se Kokalari i shkroi tregimet e saj në të folurit çam, pra të krahinës së Çamërisë dhe njëherësh është një ndër shkrimtarët e rrallë shqiptarë që shkroi thjesht në këtë të folme madje me qëllim artistik, sepse siç e dimë në historinë e letërsisë shqiptare shumë shkrimtarë tanë kanë shkruar në dialektin e tyre, meqë e ndienin si gjuhë të përgjithshme, e po të vepronte kështu, atëherë M. Kokalari do të shkruante në toskërishten letrare. Po ashtu këtu nuk i marrim ata shkrimtarë që dialektin, në kuadër të gjuhës së veprës dhe të gjuhës letrare, e përdorin për tipizim të personazheve. Për librin e saj, më 1940 në gazetën , nr. 1 të 30 korrikut, poeti ynë i njohur, Lasgush Poradeci, bëri një kritikë mjaft interesante. Ja si e vlerëson Poradeci, esencialisht, prozën e Kokalarit: . (fq. 6)

Vetë përcaktimi i Lasgushit të shkruajë për këtë libër, edhe pse ai shkruante shumë rrallë për ndonjë autor apo libër, e sidomos këtë poet me ndjenjë të hollë për gjuhën poetike dhe me koncept të zhvilluar e të pasur për atë gjuhë, flet se ai në këtë libër e shihte të realizuar këtë çështje. Madje konstatimi i tij se autorja e zë jetën në momentin kritik, do të thotë atëherë kur ajo manifestohet në formën më të lartë, po ashtu e vë në rend të parë aftësinë e shkrimit të Kokalarit, pra jeta në kulmin e zhvillimit të vet, në të vërtetë të momenteve të saj. Një vlerësim të mirë dhe interesant e jep edhe Maksimilian Lamberc: (Maximilian Lamertz), albanologu i njohur gjerman, më 1948 në librin , Lajpcig 1948, prej nga i morëm këto tregime të Kokalarit. Ai thotë se autorja në dialektin çam na sjell skena popullore në formë të dialogut dhe e çmon gjuhën dhe talentin e saj.

Në vazhdën e këtyre vlerësimeve po shtojmë se M. Kokalari përmes të folmes së çamërishtes e ngrit të folurit e vet në prozë, të folurit tregimtar dhe përmes këtij të foluri na jep mentalitetin dhe pozitën jetësore të personazheve të atij mesi, e jo përmes ndonjë përshkrimi sociologjik të jetës. Do thënë se personazhe të tregimeve të saj janë gratë, në botën e të cilave hyn përmes rrëfimeve të tyre dialogjike dhe kështu ne kuptojmë problemet jetësore të tyre: konfliktet njerëzore e materiale, realitetin familjar të një kohe, pozitën e gruas, kurbetin, vajin, dasmën, shkurtë, fatin njerëzor në përgjithësi. Pra autorja na jep një fenomenologji të shpirtit të gruas shqiptare në një kohë të caktuar, që vjen e merr vlerën e artit në të cilin ngrihet e realizohet. Njëherësh po theksojmë se këto tregime janë me interes edhe për gjuhëtarët tanë, madje edhe për elemente për gjuhësinë historike, sepse dialektin që përdor autorja përmban shumë trajta gjuhësore që i ndeshim në veprat e autorëve të njohur arbëresh, si te De Rada, G. Dara, Serembe, Santori e të tjerë, sepse shumë prej tyre ishin me origjinë nga këto vise dhe e kishin marrë gjuhën e atëhershme me vete, madje si fakt se si gjuha ruhet dhe zhvillohet brenda një dialekti dhe brenda një gjuhe në përgjithësi, që duhet të vështrohet si fenomen. Për shembull trajta të tilla janë golë (gojë), fëmijë (fëmijë), bilë (bijë), ill (yll) etj. Pra, tregimet e Kokalarit e vërtetojnë faktin se edhe dialekti në shkrimin letrar, i përdorur me mjeshtëri, mund të jetë mjaft produktiv krahas me gjuhën letrare brenda së cilës realizohet, ashtu siç është produktiv në zhvillimin e gjallë të gjuhës, në jetën tonë gjuhësore dhe jetësore.



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Basha: Pas landfillit të Elbasanit është Ahmetaj

PD: Ahmetaj fluturime të fshehta me çarter

Greta Koçi merr seriozisht muzikën, publikon këngën e re

Greta Koçi merr seriozisht muzikën, publikon këngën e re

Trazirat në Kuvend/ Ramush Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit

Trazirat në Kuvend/ Ramush Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com