TIRANE- Moderatorja e njohur e programeve televizive, Rudina Magjistari ka bërë një denoncim në polici. Ajo thotë se është kërcënuar përmes facebook-ut nga një femër që quhet Vjola S. 37 vjeç nga Durrësi. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Magjistari ka sqaruar se është kërcënuar në vazhdimësi që nga tetori i vitit 2015. Mësohet se mesazhet shkonin deri në kërcënim me jetë.