Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rudina Hajdari bën thirrje për të shmangur dhunën dhe gjuhën e urrejtjes gjatë protestës së ditës së nesërme.
“Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë. Duhet të mendojmë për të ardhmen. Patjetër që protesta, e drejta e fjalës, janë pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por kjo e drejtë duhet shmang dhunën dhe gjuhën e urrejtjes. Nuk kemi më kohë për të humbur”, shkruan Rudina Hajdari.
Nesër do të zhvillohet protesta e katërt e madhe e opozitës, e cila parashikohet të fillojë në orën 18:30 përpara Kryeministrisë. Sipas të dhënave paraprake, protesta do të zgjasë tre orë.
Më herët, ishte Ambasada Amerikane që u bëri thirrje protestuesve që pritet të marrin pjesë në protestën e të shtunës që të distancohen nga aktet e dhunës./Opinion.al