Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rudina Hajdari: Dorëzimi i mandateve, për të shpejtuar kalimin e pushtetit

2019/03/21 at 1:42 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rudina Hajdari: Dorëzimi i mandateve, për të shpejtuar kalimin e pushtetit

Rudina Hajdari, e cila nuk pranoi të dorëzonte mandatin, ka folur sot për herë të parë në Parlament. Në fjalën e saj, ajo është shprehur kundër elitës politike në vend, që po e mban popullin peng prej tre dekadash. Hajdari foli si kundër opozitës, ashtu edhe mazhorancës, duke thënë se dorëzimi në bllok i mandateve ishte një mënyrë për të përshpejtuar kalimin e pushtetit.

“Dorëzimi i mandateve në bllok, për të shpejtuar kalimin e pushtetit, është përshkallëzim i sjelljes politike të këtyre 28 viteve. Ripërsëritja e krizave të brendshme, jo vetëm ngadalëson procesin e integrimit, por na ekspozon në mënyrë të rrezikshme ndaj influencave të tjera”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Hajdari foli edhe për protestën e studentëve, duke thënë se politika e dëmtoi me ndërhyrjet e saj.

“Rinia tregoi vullnetin popullor kundër sistemit politik të instaluar prej 28 vitesh, sistem i cili nuk është shkëputur as sot e kësaj dite nga regjimi i kaluar. Protesta e studentëve, rrezikoi elitën politike, ndaj të gjitha palët bënë ç’është e mundur që ta kapnin. Elita doli zbuluar në qëllimet e saj. Marreshjet prapa shpinës së shqiptarëve, bëjnë që pas tre dekadash të thërrasim sërish ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’”, tha ajo.

Rudina Hajdari deklaroi se në muajt në vijim, do të paraqesë një sërë propozimesh për ndryshimin e gjendjes politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri.

“Kemi një qeveri që nuk pranon me arrogancë gjendjen e rrënuar të shqiptarëve, vrasjet në qendër të qyteteve, largimi në masë, papunësia janë epidemi për gjithë vendin. Kjo qeveri e dalë nga një fitore gjysmake, e dalë nga 23% e shqiptarëve në tërësi, s’do t’ia dijë për asgjë. Unë jam përgjegjëse para zgjedhësve të mi. Para atyre që më kanë votuar, por edhe atyre që nuk më kanë votuar. Asnjë nuk mund ta gjykojë vendimin tim, ashtu si historia. Unë do bëj hapa si sigurt, larg politikës së vjetër. Në ditët dhe muajt që do të vijnë, do vij me propozime konkrete për ta kthyer vendin në normalitet. Arsyeja pse erdha dhe po qëndron në politikë, është se dua të sjell një frymë të re politike”, është shprehur Rudina Hajdari./Opinion.al

Etiketa: kuvendmandatet e deputeteverudina hajdarirudina hajdari parlament

Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Këto janë dy shenjat e parezistushme të zodiakut

Këto janë dy shenjat e parezistushme të zodiakut

Khloe Kardashian ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit në Instagram

Khloe Kardashian 'kryqëzohet' nga ndjekësit në Instagram

Lleshaj: Të hiqen postoblloqet policore në akset kryesore të vendit

Protesta, Lleshaj: Po pengoni policinë për të bërë punët e tjera

TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com