Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rudi Vata: “Ja çfarë nuk pëlqej nga Kombëtarja”

2016/06/05 at 2:23 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rudi Vata: “Ja çfarë nuk pëlqej nga Kombëtarja”

Ish­ kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, i del në krah Xhani De Biazit në prag të pjesëmarrjes historike të Shqipërisë në Europian. Në një rrëfim për “Panorama Sport”, Vata flet pa doreza për kuqezinjtë, duke filluar nga lista, miqësoret e fundit dhe forma e lojtarëve. “Në qershor jemi mësuar të pushojmë, jo të luajmë. Lojtarët nuk janë ata të eliminatoreve të fundit”, është shprehur Vata.


Rudi, ta nisim me listën e lojtarëve. Si i gjykoni zgjedhjet e De Biazit?

Për mendimin tim, nga ana profesionale lista e parë me 27 lojtarë ka qenë e logjikshme. Natyrisht, mund të ketë pasur njëfarë hatërmbetjeje, siç ishte rasti i Salihit. Normalisht, sulmuesi me të drejtë ka menduar se duke pasur një kontribut të gjatë me Kombëtaren, duhet të ishte pjesë e Europianit. Por, me ata sulmues që De Biazi ka pasur në dispozicion, skuadra ku luajnë dhe mosha e tyre, gjykoj se trajneri ka bërë një përzgjedhje normale. Kjo i shkon për shtat edhe stilit të lojës sonë, pasi rrallëherë Kombëtarja mund të luajë me dy sulmues. Gjithmonë De Biazi e ka nisur lojën me një sulmues të deklaruar. Nëse do të ishte lënë jashtë Gashin, Balajn apo Sadikun, secili prej tyre do të kishte pretendimet e veta për kontributin në edicionin e fundit në krahasim me Salihin. Ky është futbolli dhe duhet të kuptojmë që nuk mund t’u shmangemi dot këtyre situatave, janë më se normale.

Salihi ka thënë se e kanë lënë jashtë disa persona dhe askush nga FSHF apo stafi i Kombëtares nuk e kanë telefonuar…

E kuptoj që Salihi është në fundin e karrierës dhe ndoshta është dashur të ketë pak më shumë vëmendje ndaj tij. Situata e tij duhet të kishte një menaxhim më profesional, me një respekt më të madh për atë që ai ka dhënë me fanellën e Shqipërisë. Unë jam i sigurt se Salihi ka ndier një mungesë respekti ndaj pozicionit që ka pasur. Hamdiu nuk është trajtuar profesionalisht, por në një mënyrë jo korrekte. Ai sigurisht që ka merituar diçka më shumë në informimin e kësaj situate. Unë jam i sigurt që lista nuk është vendosur në momentet e fundit.

Ju mendoni se lista ka qenë në “kokën” e De Biazit shumë kohë më parë? Patjetër. Jam i bindur që Salihi nuk ka qenë në planet e De Biazit që gjashtë muaj më përpara. Pak a shumë trajneri e ka pasur në “kokë” listën me kohë dhe jam i sigurtë që edhe stafi pranë trajnerit, e gjithashtu presidenti Armand Duka, e kanë ditur që Salihi nuk do të ishte në Europian. Do të ishte më korrekte për Hamdiun nëse kjo situatë do të kishte kaluar qoftë edhe me një falënderim për kontributin që ka dhënë. Kjo nuk kishte pse të mos ndodhte, pasi prodhoi polemika dhe pakënaqësi. Edhe pse në futbollin shqiptar po punohet për të ndryshuar mentalitetin, ende jemi larg asaj që duhet. Kultura dhe edukimi i përgjithshëm i njerëzve që merren me sport, si dhe ata që punojnë në FSHF nuk janë në nivelet e duhura. Kjo është një situatë tipike alla­shqiptarçe. E them këtë, pasi nuk i ka ndodhur vetëm Salihit, por edhe mua, e gjithashtu Igli Tares.

Në ç’kuptim alla­shqiptarçe?

Shikoni, dikush nga lojtarët që e ka pasur më mirë raportin me presidentin Duka është trajtuar ndryshe. Kjo është jeta dhe tashmë Salihi duhet të shikojë përpara, sepse nuk është vetëm ai që e ka pësuar në këtë mënyrë. Ka të tjerë ish­futbollistë të mëdhenj që e kanë pësuar edhe më keq në Kombëtare, por jeta vazhdon. Futbolli është i bukur, edhe sepse ka këto lloj gjërash. Të mbetemi te lista përfundimtare.

Ju surprizoi ndonjë i larguar?

Kam lexuar dhe dëgjuar shumë gjëra, por nëse ka ndodhur ashtu siç flitet, pra që lista është bërë si “Big Brother”, mendoj se nuk është e bukur. Rashicës i është bërë një reklamë e madhe në kampionatin holandez, duke bërë një paraqitje të mirë. Për mua është një lojtar që ka vlera, po ashtu edhe Gjimshiti. Ndërsa sa i përket Veselit, nuk e njoh aspak dhe s’mund të jap asnjë gjykim. Në të vetmen ndeshje që e kam parë me Kombëtaren, s’më ka lënë ndonjë impresion të veçantë. Situata e krijuar me listën nuk është e shëndetshme edhe për atmosferën në skuadër, por edhe për të ardhmen e Kombëtares.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them që pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ka për të pasur shumë gjëra interesante pas përfundimit të Europianit. Jam i sigurtë që do të ketë shumë ngjarje, duke filluar nga trajneri De Biazi dhe deri te lojtarët. Natyrshëm mund të ketë largime, por mbetet për t’u parë. Pas polemikave për përzgjedhjet, De Biazi është parë shumë i nervozuar në konferencat për shtyp. Si e shpjegoni këtë? Nuk më ka lënë një shije të mirë. Kjo më bën të besoj se atmosfera në Kombëtare nuk është si ajo e eliminatoreve. Shikoj që diçka nuk shkon dhe në skuadër ka një lloj ngërçi. Këtë e kam vënë re edhe në dy ndeshjet e fundit miqësore. Pra, nuk është ajo Kombëtare me atë entuziazëm që kishte në ndeshjet eliminatore. Më duket një skuadër e ngurtë dhe pa optimizëm. Edhe De Biazi ka mo­mente që është i nervozuar dhe ndoshta i çuditur për këtë situatë. Gjithsesi, është një moment që trajneri i Kombëtares nuk duhet sulmuar, por duhet mbështetur



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Berisha ironizon Ramën: “Madhëria e tij, mbret i Kanabistanit”

Berisha ironizon Ramën: "Madhëria e tij, mbret i Kanabistanit"

Foto/Valbona Selimllari e bukur edhe në moshë të vogël

Foto/Valbona Selimllari e bukur edhe në moshë të vogël

Dallgët e Mesdheut nxjerrin në breg kufomat e emigrantëve të vdekur

Dallgët e Mesdheut nxjerrin në breg kufomat e emigrantëve të vdekur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com