TIRANE- Edi Paloka tha në fund të fjalës së tij në parlament se do të largohemi nga salla deri sa ti kthehet legjitimiteti këtij parlamenti. Por pas tij e ka marrë fjalën kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi. Ai i kërkoi opozitës të rrinte në sallë dhe disa prej demokratëve që ishin ngritur u ulën sërish. Ruçi: “Do rrini apo do ikni mo? Uluni dëgjoni, qelepir e kini. Uluni se unë i kam gjërat ballë për ballë.”
I gjithë grupi demokrat qendroi në sallë dhe dëgjoi fjalën e Ruçit. Në përfundim, Kryetari i parlamentit, Ilir Meta nuk e la pa përmendur këtë meritë të Ruçit, duke e përgëzuar se ia doli të mbajë opozitën në sallë.