Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të fusë në shqyrtim draftin e reformës në drejtësi gjatë muajit korrik.
Në letrën drejtuar Ilir Metës, Ruçi shprehet se, Konferenca e Kryetarëve duhet të njohë Kuvendit me projektligjin si dhe ta përfshihet në kalendarin e punimeve miratimi i paketës së ndryshimeve kushtetuese.
“E para, të njoftoje Kuvendin, ne seancen me te pare, per projektligjet perkatese te hartuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar per Reformën në Drejtësi, me qellim shqyrtimin e tyre ne seance plenare gjate muajit korrik. E dyta, te perfshihen ne Kalendarin e Kuvendit shqyrtimi dhe miratimi i projektamendamenteve kushtetuese, se bashku me 7 projekligjet përkatëse”, shkruan Ruçi.