Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrumbullaku takon Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore

2024/03/06 at 4:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrumbullaku takon Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të SELEC – Qendra për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore.

Qëllimi i takimit, diskutimi për rritjen e shkëmbimit të informacioneve mes vendeve anëtare dhe takimeve operacionale, për të goditur sa më shumë raste të krimeve ndërkufitare.

Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm fillimisht ka falënderuar drejtorin e SELEC-ut, Oğuz Serkant Akın, për mbështetjen logjistike që kjo organizatë i jep punonjësve të Policisë së Shtetit, në zhvillimin e aktiviteteve, siç janë takimet operacionale me autoritetet ligjzbatuese të vendeve anëtare të SELEC-ut, bashkëpunim i cili zhvillohet nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta të punonjësve të këtyre agjencive.

Gjithashtu, e ka falënderuar për vlerësimin, certifikatat dhe çmimet e dhëna ndër vite, për oficerët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë zhvilluar dhe përfunduar me sukses operacione të ndryshme kundër krimeve ndërkufitare, si trafikimi i lëndëve narkotike, trafikimi i mjeteve motorike etj.

Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar rolin e oficerit të kontaktit të Shqipërisë, në SELEC, z. Petrit Milkurti, i cili nëpërmjet sistemit të kësaj organizate, ka mundësinë të shkëmbejë informacione në kohë reale me autoritetet ligjzbatuese të 11 vendeve anëtare dhe 7 organizatave partnere.

Drejtori i Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore- SELEC ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe punën profesionale të oficerit të kontaktit të Shqipërisë, i cili gjatë vitit 2023, ka organizuar disa takime të përbashkëta operacionale, njëri prej të cilëve është zhvilluar disa ditë më parë, në Shqipëri.

Të dy drejtuesit diskutuan për të rritur bashkëpunimin mes vendeve anëtare dhe të takimeve operacionale, me synimin për të përmirësuar luftën kundër të gjitha formave të krimeve ndërkufitare, përfshirë krimet e rënda dhe atë të organizuar, si dhe për të lehtësuar bashkëpunimin në Europën Juglindore, të cilat janë fokuse të punës së Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore – SELEC.

Ju sugjerojmë

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
Aktualitet

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

30 Qershor, 2025 12:52 pm
Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

30 Qershor, 2025 12:38 pm
Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…
Aktualitet

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…

30 Qershor, 2025 12:35 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Reagimi për pengjet/ Netanyahu: Zgjidhje për çështjen e Gazës! Të mposhtim Hamasin

30 Qershor, 2025 12:23 pm
Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon
Aktualitet

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon

30 Qershor, 2025 12:12 pm
Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
Aktualitet

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km

30 Qershor, 2025 12:07 pm
I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
Aktualitet

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

30 Qershor, 2025 11:54 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

30 Qershor, 2025 11:54 am
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
Bota

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

30 Qershor, 2025 11:43 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

30 Qershor, 2025 11:35 am
Para
900 të proceduar në vit për krime ndaj mjedisit

900 të proceduar në vit për krime ndaj mjedisit

Denoncoi për dhunë Princ Lekën/ Ekspertiza mjeko-ligjore: Elia Zaharia ka shenja në duar dhe krah

DËSHMITË E PLOTA/ Pas divorcit Princ Leka dhe Elia Zaharia përfundojnë në polici

Putin takim me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në fokus centrali i Zaporizhias

Putin takim me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në fokus centrali i Zaporizhias

TE FUNDIT

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
30 Qershor, 2025

Marokeni Ruben Saraiva, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën...

Lexo më shumë

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
30 Qershor, 2025

Shpërndante droga të forta në disa lagje të qytetit të Peshkopisë, bie në pranga 21 vjeçari. Specialistët për Hetimin e...

Lexo më shumë

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…
30 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka sekuestruar mbi 22 mijë franga zvicerane dhe 555 euro që dy persona tentonin t’i fusnin në...

Lexo më shumë

Reagimi për pengjet/ Netanyahu: Zgjidhje për çështjen e Gazës! Të mposhtim Hamasin

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
30 Qershor, 2025

Janë hapur mundësi të reja për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës pas operacioneve ushtarake në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com