Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thënë se janë arrestuar 2 eksponentë kriminalë.
Rrumbullaku bëri me dije se janë arrestuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Janë nisur nga Rinasi për në dhomat e policisë së Tiranës. Në një nga vendet partnere është arrestuar Fabio Ballabani, pjesë e një grupi kriminal”, tha Rrumbullaku.