Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugët pa ndriçim, rrezik i përhershëm aksidentesh

2025/01/19 at 4:05 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrugët pa ndriçim, rrezik i përhershëm aksidentesh

Errësira vazhdon të mbizotërojë në disa nga akset kryesore të vendit duke u bërë shpesh shkak aksidentesh.


Kjo është rruga interurbane Tiranë-Durrës, e ashtuquajtur autostradë. Në pjesën dërrmuese të saj është e pandriçuar.

Edhe një pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, siç duket nga pamjet është në errësirë. Shumë rrezikshmëri paraqet mungesa e ndriçimit në akset Fier-Lushnje dhe Lushnje-Rrogozhinë.

Edhe rrugët e Lezhës kanë ndriçim të pamjaftueshëm. Ky është aksi Laç- Lezhë.

Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se mungesa e ndriçimit është një nga elementet kryesorë dhe kritikë për sigurinë rrugore që vazhdon të shkaktojë aksidente natën.

“Na ndodhin aksidente përditë, nuk po përballohet dot nga ekspertët shqyrtimi i aksidenteve rrugore, ekspertimet dhe riekspertimet. Në shumë akse të rrugëve interurbane po ashtu edhe në autostrada, ne kemi probleme, apo në hyrje apo degëzime, vazhdojnë të ndodhin aksidente. Kemi parë se një nga elementet kritikë është mosndriçimi i segmenteve rrugore”, tha Mamir Hodo, ekspert i sigurisë rrugore.

“Aksidentet janë më të pranishme në këto segmente rrugore ku ndriçimi është i pamjaftueshëm”, tha Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore.

Lëvizja pa ndriçimin e duhur përveç se bëhet burim aksidentesh përkthehet edhe në stres për drejtuesit e mjeteve.

“Nëse këtu do marrim rrugën nga Vlora në Tiranë, hajde natën, ne jemi profesionistë që kemi bërë qindra mijëra kilometra dhe përsëri lodhemi dhe kthehet në stres rruga”, tha Hodo.

Ekspertët thonë se për të zvogëluar mundësitë e ndodhjes së aksidenteve gjatë natës duhen marrë masa të menjëhershme.

“Duhet bërë një auditim dhe inspektim i sigurisë rrugë, Autoriteti Rrugor duhet të bëjë një inventar nga Saranda në Tropojë, apo nga Korça në Durrës, të themi cilat janë pikat kritike, të pandriçuara mirë. Duhet të mblidhemi në një tavolinë të përbashkët”, tha Hodo.

“Kemi disa akse rrugore ku është i domosdoshëm ndriçimi për shkak të fluksit të madh të lëvizjes së automjeteve… Duhet patjetër edhe delinatorë, retroreflektore për të përcaktuar kufijtë e rrugës dhe drejtimin e lëvizjës së automjeteve”, tha Qibini.

Në vitin 2024 nga Janari deri në Nëntor 16.4% e aksidenteve kanë ndodhur nga ora 19:00 deri në orën 24:00, përqindje kjo në rritje në krahasim me një vit më parë.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte
Bota

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte

4 Qershor, 2025 9:19 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
Aktualitet

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

4 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:05 am
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Para
Irani zbulon bazën detare nëntokësore me dhjetëra anije

Irani zbulon bazën detare nëntokësore me dhjetëra anije

A është Evropa gati për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë

Detajet e inaugurimit të Trump/ 600 persona të pranishëm, shumë të ftuar mbeten jashtë Kapitolit

U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin

U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin
















TE FUNDIT

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte
4 Qershor, 2025

Qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza do të mbyllen për një ditë të mërkurën, pasi ushtria izraelite paralajmëroi se...

Lexo më shumë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
4 Qershor, 2025

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov. Mësohet se i riu nga...

Lexo më shumë

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
4 Qershor, 2025

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë...

Lexo më shumë

Rafah, masakra e dytë e bukës

Rafah, masakra e dytë e bukës
4 Qershor, 2025

Kush qëlloi, këtë herë, e thotë këtë. Ka dy dallime midis masakrës së djeshme, 3 qershor, dhe asaj të së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com