Rrugët e Shkodrës po përgatiten për datat 23-25 Shkurt, kur do të mbahen karnavalet. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e përgatitjeve në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Krahas pamjeve, kryeministri Rama shkruan se po kryhen përgatitjet e fundit për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve.
“MIRËMËNGJES
dhe me “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 Shkurt, ju uroj një të diel të paqtë”-shkruan Rama.