Rruga Plepa Golem, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur para 10 ditësh, për shkak se mungonin barrierat në rrugë duket se nuk ka vetëm një problem. Banorët e Qerretit thonë se janë të izoluar, pasi me ndërtimin e autostradën janë shkëputur nga ana e eperme, ku gjenden edhe varrezat e fshatit. “Jemi 3 mijë banorë në pjesën e poshtme (nga deti) ndërsa nuk kalojmë dot në pjesën e sipërme të rrugës ku kemi edhe varrezat”, thonë banorët. Ata shprehen se pushtetarët e kanë lënë rrugën si mos më keq duke u rrezikuar jetën. Banorët kërkojnë vendosjen e mbikalimit në aksin Plepa-Golem.