Fushë-Arrëzi u përball këto ditë me një mot të keq dhe reshje të dendura të bores. Ndërkaq mësohet se po vijon puna për zhbllokimin e segmentit rrugor të Iballës.
Gjatë natës në rrugë punuan mjete të emergjencave, një borëpastruese e Bashkisë dhe një fadromë e ofruar nga një subjekt privat.
Gjatë mbrëmjes mbërritën ushqime për familjet ne vështirësi nga emergjencat civile.