Elvis Rroshi e ka kaluar natën e parë në qelinë VIP në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Porositë e Rroshit drejtuar familjes kanë qenë për ndërresa, xhel flokësh, shampo e pastë rroje. Ndërsa mësohet gjithashtu se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, familjarët i kanë sjellë ushqime Rroshit, raporton Shqiptarja.com.
Elvis Rroshi u arrestua pasditen e djeshme nga forcat e policisë së komisariatit të Kavajës, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dha “arrest me burg” për kryebashkiakun e Kavajës.