Nëna e një fëmije minoren i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt të heqin foton e fëmijës së saj nga profili i tij zyrtar në facebook.
Mësohet se zonja që ka komentuar poshtë fotos të publikuar nga kryetari Veliaj është Ina Kasimati.
Ajo i ka shkruar kryebashkiakut: “ Z.Erion, ky është fëmija im. Nuk më keni marrë leje për ta publikuar foton e tij në mbrëmjen e ORA e Tokës, pa lejen time si prind. Ju lutem hiqeni, sa më parë”.
Me sa duket, kërkesa e zonjës nuk është marrë në konsideratë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Pasi, siç thekson edhe njëherë tjetër znj.Kasimati, ajo i është drejtuar me një ankesë zyrtare në Bashki.
Ndërsa fotoja e publikuar në profilin zyrtar të kryetarit Veliaj në facebook, ka marrë shumë kritika nga komentuesit.
Në shumicën e komenteve shkruhej se ai nuk ka të drejtë të përdorë fëmijë minoren për të reklamuar punët e Bashkisë së Tiranës.