Rrjetet sociale janë bërë vendi i preferuar i ISIS për të rekrutuar sa më shumë njerëz, si edhe për të bërë propagandë. Gjigandët e rrjeteve sociale Facebook , Google, YouTube, Twitter por edhe Microsoft u shprehën ditën e hënë se janë duke krijuar një grup të përbashkët për të parandaluar propagandën e ISIS në internet.
Ata i janë përgjigjur edhe thirrjeve të qeverive të cilat kanë kërkuar që ISIS të mos lejohet më në rrjetet sociale. Drejtuesit e këtyre rrjeteve, janë shprehur se po përpiqen të japin një zgjidhje teknologjike, e cila parandalon mesazhet e Shtetit Islamik. Presioni i qeverive mbi këto kompani, sa vjen e rritet, dhe kështu më në fund mund të themi se jemi në hapat e parë të parandalimit të mesazheve terroriste./Opinion.al