4 punonjës sigurie të portit të Durrësit kanë përfunduar në spital paraditen e sotme.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se te hyrja e katërt e portit, te Ura e Daljanit, ka patur rrjedhje gazi, si pasojë rojet kanë paraqitur probleme shëndetësore për shkak të ajrit të rënduar dhe janë dërguar në spital.
Nuk dihet ende nga mund të ketë rrjedhur gazi, ndërsa në vijim priten informacione të tjera për ngjarjen.