Ndërtuesit shprehen kundër rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë.
Sipas tyre, rritja e taksës do të ndikojë në xhepin e blerësve sepse rritja e çmimit të apartamenteve vjen për shkak të taksave të larta.
“Çmimi i hyrjeve do të rritet 150-250 euro për metër katror”, thonë ndërtuesit.
Ata deklarojnë se kjo taksë është pa argumenta, dhe e cilësojnë atë si gjobvënie.
Ishte Bashkia e Tiranës ajo që në Dhjetor 2015, e drejtuar nga Erjon Veliaj, ka bërë një propozim në Komisionin e Ekonomisë për dyfishimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.