Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimit të naftës, si do të ndikojë në ekonominë globale

2019/05/12 at 7:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritja e çmimit të naftës, si do të ndikojë në ekonominë globale

Pesimizmi që mbizotëronte në ekonominë botërore në fillim të këtij viti, është rritur në javët e fundit, shkruan The Economist. Flukset tregtare kanë shënuar rritje në Azi, shitjet me pakicë në Amerikë kanë qenë të forta, madje edhe industria prodhuese aspak premtuese e Europës, ka treguar së fundmi shenja jete.


Por asnjë prej faktorëve të mësipërm nuk do të ndikonte aq shumë në shtimin e pesimizmit të ekonomisë botërore, sa rritja e çmimit të naftës. Çmimet e naftës, të cilat po vijojnë të rriten, p.sh., më 23 prill çmimi i një fuçie Brent e tejkaloi vlerën prej 74 dollarësh amerikanë (njëkohësisht edhe niveli më i lartë në gjashtë muajt e fundit), është një prej kërcënimeve më të mëdha për ekonominë botërore.

Edhe pse dinamikat e tregut të naftës kanë ndryshuar në dekadën e fundit, nafta vazhdon të jetë një prej faktorëve me ndikim më të madh në ekonominë botërore. Rritja e fundit në çmimin e naftës ka ardhur si pasojë e parashikimit të një goditje të mundshme ndaj furnizimit, sesa të një rritje të kërkesës.

Më 22 prill, Amerika tha se do të ndalonte një numër të madh ekonomish të rëndësishme, duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Turqinë, nga importi i naftës iraniane. Këto masa u morën kryesisht pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me Iranin në vitin 2018. Data e përfundimit të kësaj marrëveshjeje, 2 maji i këtij viti, mund të ndikojë në reduktimin e furnizimit global me më shumë se 1 milion fuçi nafte në ditë (rreth 1% të totalit).

Por ky nuk është kërcënimi i vetëm ndaj furnizimit. Lufta është një tjetër faktor që kërcënon prodhimin në Libi. Sanksionet e ndërmarra kundër Venezuelës kanë ndaluar furnizimin e tregut. Edhe pse mund të krijohet mundësia për të marrë naftë në Permian Basin në Teksas, cilësia nuk do të jetë e njëjtë me atë që nxirret në Venezuelë.

Pas njoftimit të fundit të bërë nga shteti amerikan, Komandanti i Forcave Detare të Iranit tha se nëse Iranit i kufizohet përdorimi i ngushticës strategjike të Hormuzit, nëpërmjet së cilës kalon një e pesta e furnizimit global të naftës, ai do të mbyllë ngushticën edhe për të gjitha kalimet e tjera ndërkombëtare.

Inventarët e naftës janë të paktë dhe nuk është i qartë fakti nëse prodhuesit e tjerë do të rrisin prodhimin në mënyrë që ai të jetë i mjaftueshëm për të kompensuar goditjen që mund t’i bëhet furnizimit me naftë. Në një periudhë afatgjatë, Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC-ut, duhet të shmangin rritjen e çmimeve të larta të naftës, gjë që do të çonte në një valë të re të kapitalit dhe që do të rriste prodhimin e shistit argjilor amerikan.

Por hera e fundit që suditët pranuan kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për të nxjerrë më shumë naftë, ata u goditën thuajse menjëherë më pas nga lëvizja që bëri z. Trump pasi u tërhoq nga marrëveshja e Iranit. Në publik ata kanë premtuar se do të mundohen të ruajnë ekuilibrin e tregut, por shtuan se nuk është nevoja për veprim të menjëhershëm. Zbulimi i ndikimit të çmimit të lartë të naftës në ekonominë botërore është më i ndërlikuar sesa ka qenë më parë.

Në Amerikë, të gjithë ata që kanë makina, të cilat harxhojnë sasi të mëdha nafte, do t’i duhet që të paguajnë më shumë për t’i furnizuar ato me naftë. Por që nga revolucioni i shistit argjilor, ka pasur një përfitim kompensues ndaj PBB-së amerikane, sepse çmimet më të larta stimulojnë investimet në zona si Permian Basis.

Vende të tjera prodhuese janë më të gatshme të shpenzojnë sasi të mëdha parash, më shumë sesa ata kanë shpenzuar në të kaluarën, në mënyrë që të mbështesin kërkesën globale. Çmimi më i lartë i naftës duhet të sjellë edhe përfitimin e emetimeve më të ulëta të karbonit (për aq kohë sa nuk nxitet zbulimi i zonave të reja të nxjerrjes së naftës). Gjithsesi për momentin, çmimet më të larta të naftës janë një lajm i keq për ekonominë globale. Nga kjo situatë do të goditeshin padyshim pikat e saj më të dobëta.

Europa, ekonomia e së cilës është në gjendje më të keqe sesa ajo e Amerikës, nuk ka industri të shistit për të kompensuar një goditje të mundshme ndaj furnizimit të konsumatorëve. Kina, e cila importon sasi të mëdha të naftës ishte burimi i shumë prej shqetësimeve të kohëve të fundit të rritjes globale. Krizat ekonomike në Turqi, Argjentinë dhe Pakistan do të përkeqësohen më shumë nga rritja e inflacionit dhe nga deficiti më i lartë i llogarisë korrente sesa rritja e çmimit të naftës.

Çmimet e larta të naftës mund të reduktojnë edhe lirinë e veprimit të bankierëve të disa prej bankave qendrore. Pasi çmimet e naftës u rritën në 2018, disa banka qendrore në tregjet në zhvillim rrjedhimisht rritën normat e interesit, nga frika e një inflacioni të mundshëm.

Këtë vit, politikëbërësit në Amerikë dhe Europë kanë qenë në gjendje të lehtësojnë qëndrimin e politikës monetare, duke u mundësuar ekonomive një nxitje të nevojshme për rritjen. Por çmimet e larta të naftës mund ta kthejnë këtë trend në të kundërt. Me më shumë tregje të punës të kufizuara, bankierët qendrorë ka shumë gjasa që të përfshihen nga presioni inflacionist i çmimeve të naftës. Në këtë fazë, një goditje e çmimit të naftës ka shumë gjasa që të ndodhë, por me ekonominë botërore, ende në një gjendje të brishtë, ky është një risk i lartë për t’u marrë/Monitor



Ju sugjerojmë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Para
PD mban mbledhje urgjente, çfarë po ndodh

Lihet i lirë Sahit Dollapi

SHBA dërgojnë në Lindjen e Mesme sistemin e mbrojtjes raketore

SHBA dërgojnë në Lindjen e Mesme sistemin e mbrojtjes raketore

Pas protestës së opozitës, Rama publikon shkrimin e medias franceze

Pas protestës së opozitës, Rama publikon shkrimin e medias franceze
















TE FUNDIT

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
26 Tetor, 2025

SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord për kornizën e një marrëveshjeje të mundshme tregtare që do të diskutohet kur udhëheqësit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com