Një ditë përpara futjes së çmimeve të reja në shërbimin e transportit publik urban, Bashkia e Tiranës, ka lëshuar 10 urdhëresa ndaj operatorëve urbanë lidhur me standardet që këta operatorë duhet të plotësojnë kundrej qytetarëve. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Arbian Mazniku duke filluar nga nesër e në vazhdim Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në linjat urbane të qytetit, në lidhje me frekuencën e urbanëve, respektimin e orareve, kushtet higjenike etj. Po kështu Mazniku u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorëve të gjitha rastet abuzuese.