Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet vlera e pronës, vilat në Green Coast po rishiten 50% më shumë nga sa janë blerë

2023/08/04 at 10:52 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet vlera e pronës, vilat në Green Coast po rishiten 50% më shumë nga sa janë blerë

Investimi në pasuri të paluajtshme mbetet një nga bizneset më fitimprurëse në të gjithë botën. Kryesisht transaksionet më të shpeshta në këtë industri kryhen në metropolet, qendrat e banuara dhe komplekset turistike ku njerëzit janë më të interesuar për të pasur një shtëpi banimi ose për të investuar. Shpesh investimi në pasuri të patundshme konsiderohet si një biznes i mirë, për shkak të gjenerimit të konsiderueshëm të të ardhurave brenda një kohe të shkurtër, nga rritja e vlerës së pronës.

Ky trend ka dominuar veçanërisht Green Coast, një prej resorteve më premium në vend, me standardet më të larta ndërkombëtare.  I vendosur buzë brigjeve të Palasës, investimi në Green Coast ka rezultuar tepër i suksesshëm. Këtë e dëshmojnë kërkesat gjithnjë në rritje për të pasur një pronë në këtë projekt.

Sipas Drejtorit të Shitjeve në Balfin Real Estate, Eltion Koçi, 5 vite nga ndërtimi i projektit, klientët e resortit kanë mundur t’i rishesin pronat me një çmim që shkon 50% deri në 60 % më shtrenjtë nga vlera që kanë paguar fillimisht.

“Shumica e klientëve të cilët kanë blerë vilat ose apartamentet e tyre në Green Coast, kanë përjetuar një rritje të të ardhurave në mënyrë eksponenciale. Më tepër përfitojnë sidomos ata që janë të parët, të cilët që në momentin kur projekti është në fazat fillestare, kanë patur vizionin ta shikojnë se si do të jetë ai i përfunduar. Kur zonat bëhen të jetueshme është më e lehtë të perceptohet vlera e vërtetë e tyre. Klientët, të cilët i kanë rezervuar vilat kur resorti nisi të ndërtohej, por edhe në fazat e tjera të zhvillimit të tij, i kanë rishitur ato me një çmim disa herë më të lartë.

Cilido, që 4 apo 5 vite më parë ka shpenzuar 300 mijë euro për të blerë pronën e tij në Green Coast, e ka shitur atë 600 mijë euro më vonë, pra rreth 50 përqind më shumë. Rishitja e vilave është një trend që vijon dhe që klientët tanë po e përjetojnë edhe në projektet e tjera të grupit. Ky sukses dhe kërkesa e lartë e klientëve ka qenë shtysa kryesore, e cila ka çuar në sipërmarrjen tonë për ta zgjeruar Green Coast. Projekti i ri që po zhvillojmë do të vijë me më shumë shërbime, facilitete, hotele të markave ndërkombëtare dhe një arkitekturë të tendecave më moderne për klientët, në harmoni të padiskutuar me natyrën”.

Drejtori i Shitjeve në Balfin Real Estate and Hospitality, z.Koçi thekson se ka një rritje suprizuese të interesimit të shtetasve të huaj për të blerë prona në Green Coast.

“Me zhvillimin e ri që po merr resorti po presim përditë një kërkesë suprizuese nga shtetas të huaj që duan të blejnë në Green Coast”, po aq sa dhe një interesim të lartë nga shqiptarët në Diasporë’, thekson Z. Koçi.

Kërkesa për të investuar që në hapat e parë të zhvillimit, është duke vijuar me ritëm dhe interes të lartë në Green Coast, sidomos me projektin në zgjerim të resortit, i cili tashmë do të ofrojë mundësi më dinamike zhvillimi.

Ajo që po ndodh në Green Coast është tashmë një tendencë e projekteve të tilla, sidomos nëse do t’i referohemi edhe vendeve evropiane.

Në shumë prej vendeve evropiane, marzhi i fitimit nga rishitjet e pronave të listuara si Premium, luhatet mes 10 deri në 20% përqind. Një përqindje, e cila nëse do ta krahasojmë me atë që po ndodh në Shqipëri është gati sa gjysma e marzhit të fitimit që po përfitojnë klientët e resortit Green Coast.

Rritja e çmimeve në tregun imobiliar duket se ka shkuar paralelisht me shtimin e kërkesës për të blerë, shitur e rishitur. Sidomos në komplekse si Green Coast, i cili gjithnjë e më shumë po kthehet në vendin më të lakmuar për investim, pushim dhe për përfitim afatgjatë nga të gjitha mundësitë që krijohen.

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Ndezi zjarr për të djegur kabllo, por dogji 1 dynym tokë, arrestohet 59-vjeçari

Ndezi zjarr për të djegur kabllo, por dogji 1 dynym tokë, arrestohet 59-vjeçari

Aksi Qukës-Qafë Plloçë, Rama jep detaje mbi ecurinë e punimeve

Aksi Qukës-Qafë Plloçë, Rama jep detaje mbi ecurinë e punimeve

Zv.kryetari i Bashkisë së Kukësit në SPAK, çështja për të cilën do të pyetet

Zv.kryetari i Bashkisë së Kukësit në SPAK, çështja për të cilën do të pyetet

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com