Eksportet e mallrave shënuan vlera pozitive gjatë muajit Shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave rezulton se eksportet e arritën vlerën 34 miliardë Lekë, duke u rritur me 4,3% krahasuar me Shkurtin e 2024 dhe me 7,3% krahasuar me Janarin.
Kontributin kryesor në rritjen e eksporteve gjatë Shkurtit e ka grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” i ndjekur nga grupi “Ushqime, pije, duhan”.
Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve në krahasim me Shkurtin e 2024 janë: Kosova, Greqia dhe Gjermania.
Ndryshe ndodh me importet, të cilat muajin e shkuar kapën vlerën e 68 miliarde Lekëve duke pësuar një rënie me 8.6 për qind.
Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Kina, Greqia dhe Spanja, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur importet nga Italia, Turqia dhe Gjermania.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 34 mld Lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, në krahasim me Janar 2025.
Tv Klan