Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet rroga minimale, gjithë kategoritë që preken

2017/02/14 at 6:09 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritet rroga minimale, gjithë kategoritë që preken

Pas katër vitesh, qeveria do të ndryshojë pagën minimale në shkallë vendi. Bëhet fjalë për pagën më të ulët, që lejojnë Tatimet dhe Kodi i Punës, për të paguar një të punësuar në shtet apo privat. Edhe pse me rritjen e rrogave që pritet të nisë më 1 mars, paga minimale në sektorin shtetëror do të shkojë 37.000 lekë në muaj, qeveria nuk e ka lëvizur gjatë këtyre viteve pagën minimale.


Vendimi i fundit i takon qeverisë së shkuar, ku më 3 korrik, vendosi që “Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 22.000 lekë”. Qeveria aktuale, edhe pse bëri disa ndryshime në skemën e pensioneve apo llogaritjen e kontributeve, nuk e ka ndryshuar këtë pagë. Por duket se këtë vit, diçka do të ndryshojë.

“Ajo që është dakordësuar është rritja e kësaj page minimale”, tha ministri Klosi gjatë takimit me sindikatat. Qeveria është e dyzuar për efektet e rritjes së pagës minimale. Nga njëra anë, është dëshira për më shumë para në skemën e sigurimeve shoqërore dhe nga ana tjetër, është presioni i bizneseve fason, apo industrisë së call centre, të cilat kërkojnë që paga minimale të mos rritet, pasi rrit koston e punës.

Burime nga qeveria theksojnë se rritja e pagës minimale nuk do të jetë e fortë. Mendohet që paga të shkojë nga 22 mijë lekë në 23 mijë, ose 24 mijë lekë në muaj. Por çdo rritje e pagës minimale, ka efekte të mëdha financiare. Qeveria nuk përfiton direkt, por skema e sigurimeve shumë para.

Nga ana tjetër, janë mbi 200 mijë të punësuar, në biznesin privat, apo të vetëpunësuar në biznesin e vogël, që aktualisht paguhen me pagë minimale, pra me pagën 22 mijë lekë në muaj. Kostoja e rritjes së pagës me detyrim nga qeveria, sigurisht që do të rëndojë buxhetet e tyre.

KUSH PREKET

Paga minimale është e detyrueshme të zbatohet për çdo të punësuar. Mbi këtë pagë llogaritet tatimi mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore. Duke qenë se tatimi mbi të ardhurat për pagat nën 30 mijë lekë është zero, atëherë mbi pagën minimale llogariten vetëm kontributet.

Kontributet që duhet të paguhen për pension dhe sigurime shëndetësore janë sa 27.9 për qind e pagës. Nga kjo shumë, 24.5 për qind paguhen për sigurime shoqërore, si sigurime për sëmundje, barrëlindje, pensione, aksidente dhe papunësie. Pjesa tjetër prej 3.4 për qind është për sigurime shëndetësore.

Qeveria ka vendosur që nga 27.9 për qind të pagës, 11.2 për qind paguhen nga i punësuari dhe 16.7 për qind nga punëdhënësi. Kështu, çdo i punësuar me pagë minimale paguan për sigurime shoqërore dhe shëndetësore 6138 lekë në muaj. Nga këto, 2464 lekë në muaj i mbahen nga rroga dhe 3674 lekë i paguan punëdhënësi. Kjo pagesë është e detyrueshme për çdo të punësuar me pagë minimale.

Rritja e pagës minimale nga 22000 në 23000 mijë lekë në muaj, bën që edhe kostot e pagesës së kontributeve të rriten. Kështu, një i punësuar me 23 mijë lekë do të paguajë 11.2 për qind, ose 2576 lekë në muaj për sigurime, ndërsa punëdhënësi do të paguajë 3841 lekë në muaj. Ndërsa në rast se paga miratohet 24 mijë lekë në muaj, të punësuarit do t’i rritet pagesa e kontributeve në 2688 lekë në muaj, ndërsa punëdhënësit në 4008 lekë në muaj.

Pra, qartësisht, çdo lëvizje e pagës minimale prek fort pagesat e kontributeve për ndërmarrjet fasone, call-center dhe të gjitha bizneset që deklarojnë të punësuarit me pagë minimale. Një tjetër kategori janë edhe të gjithë të vetëpunësuarit, apo biznesi i vogël, të cilët deklarojnë kontribute mbi pagën minimale.

E gjithë kjo kategori, që llogaritet në rreth 90 mijë biznese, do të kenë kosto shtesë pas rritjes së pagës. Por duhet theksuar se me pagën minimale në nivelet e 22 mijë lekëve në muaj, prej 4 vitesh, të gjithë këta të punësuar nuk kanë përfituar asnjë të ardhur shtesë. Shteti është kujdesur që të ruajë konkurrueshmërinë në koston e punës, dhe jo pagesën e të punësuarve.

PAGAT E LARTA

Një tjetër kategori që preket nga rritja e pagës minimale janë pagat e larta. Sipas ligjit, paga maksimale mbi të cilën mbahen kontributet shoqërore është 97030 lekë në muaj. Edhe pse pretendohet për shëndetësi falas, para dy viteve qeveria vendosi që kontributi prej 3.4 për qind për sigurimin shëndetësor të mos ketë tavan.

Ky kontribut mbahet mbi pagën e plotë, në rast se paga është më e madhe se 97.030 lekë në muaj. Këtë kontribut e paguan 1.7 për qind punëdhënësi dhe 1.7% i punësuari. Ndërsa për kontributet e sigurimeve shoqërore, ka një tavan prej 97030 lekësh, mbi të cilën aplikohet detyrimi prej 24.5 për qind (15% punëdhënësi dhe 9.5% i punësuari). Sipas ligjit, sa herë rritet paga minimale, aq herë rritet edhe paga maksimale për efekt kontributesh.

Më parë raporti ka qenë 1 me 5, pra paga maksimale do të ishte sa 5-fishi i pagës minimale. Me ligjin e ri është ndryshuar dhe theksohet se paga maksimale rritet po aq për qind sa rritet paga minimale. Në rast se paga rritet nga 22 mijë lekë në 23 mijë lekë, atëherë shtesa është 4.5%.

Në këtë masë do të rritet edhe paga maksimale, që nga 97030 lekë në muaj, bëhet 101396 lekë në muaj. Mbi këtë pagë do të llogaritet edhe pagesa e kontributeve, ku 9.5% do paguhen nga i punësuari dhe 15% nga punëdhënësi.

DORINA AZO/PANORAMA

Etiketa: klosirritetrroga minimale


Ju sugjerojmë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme
Aktualitet

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

27 Nëntor, 2025 5:08 pm
“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
Rajoni

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë

27 Nëntor, 2025 4:34 pm
Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit
Aktualitet

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

27 Nëntor, 2025 3:41 pm
Para
Foto/ Policia e Kosovës “pushton” Shkodrën

E Fundit/ Policia mësyn në Farkë, “shtetrrethim” për kapjen e grabitësit të pestë të bankës

Noizy-t i duket vetja ”luan”!

“Sonte të gjitha gocat, kanë marr leje për të fjetur tek shoqja”

Grabitja në Rinas, befasojnë rojet: I fikëm kamerat e sigurisë sepse donim të pinim kafe në një lokal

Grabitja në Rinas/ Policia jep detaje, ja cilët janë autorët
















TE FUNDIT

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
27 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion” kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS...

Lexo më shumë

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
27 Nëntor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë...

Lexo më shumë

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
27 Nëntor, 2025

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com