Prokurorët holandezë thonë se ende janë duke e pritur Rusinë që të ofrojë informata për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines “MH17” mbi qiellin e Ukrainës.
BBC shkruan se prokurorët kanë thënë se dëshirojnë informatat për raketën “Buk” e cila e rrëzoi aeroplanin, duke vrarë 298 njerëz në bord, transmeton Gazeta Express.
Hetimi kriminal është në një fazë shumë të avancuar, sipas tyre, dhe rezultatet do të publikohen pas kësaj vere.
Perëndimi dhe Ukraina thonë se rebelët e mbështetur nga Rusia janë përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit, por Rusia i akuzon forcat ukrainase për këtë.