Rritet numri i vjedhjeve në këtë sezon veror. Tre persona janë arrestuar dhe njëri është shpallur në kërkim për vjedhjen e dy banesave në fshatin Drenovicë, të Beratit. Të arrestuarit janë; F.J. 23 vjeç, S.S. 33 vjeç dhe K.M. 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim A.L. 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë.
“Mbrëmjen e djeshme ata kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në dy banesa në pronësi të U.V. dhe R.V. banues në fshatin Drenovicë. Në momentin që të rinjtë kanë vjedhur banesat janë pikasur nga pronarët që kanë njoftuar menjëherë policinë”, theksohet në një deklaratë nga policia.
Policia thotë se shërbimet e policisë rrugore ndërhyjnë me shpejtësi duke arrestuar tre nga katër autorët të cilët ishin fshehur në një kanal, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të katërtin.
Ndërkohë në Vlorë në pranga ka rënë një 27-vjeçar. Pak ditë më parë në lagjen “29 Nëntori” ai ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin thikë një vajzë që punonte në një farmaci./ Opinion.al