259 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën në Kinë nga koronavirusi, ndërsa mbi 11750 persona janë të infektuar.
Provinca Hubei është konsideruar si epiqendra e epidemisë vrastare. Banorët e kësaj zone janë evokuar dhe po mbahen në Karantinë. Rrugët janë mbyllur dhe transporti publik është ndërprerë për të minimizuar përhapjen e virusit.
Të kërcënuar janë ndjerë edhe shtete të tjera përveç Kinës, njëra prej tyre është dhe SHBA-ja, e cila ka vendosur që të ndalojë hyrjen në vendin e tyre të personave që vijnë nga Kina. Gjithashtu ata kanë vendosur që edhe linja ajrore SHBA-Kinë të ndërpritet deri sa të ketë një urdhër të dytë../ Opinion.al