Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet numri i personave që kanë probleme me shëndetin mendor

2016/10/29 at 12:10 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet numri i personave që kanë probleme me shëndetin mendor

Sëmundjet me çrregullime mendore në Kosovë, sipas statistikave aktuale, renditen me rreth 35 për qind të sëmundjeve të përgjithshme.

Ndonëse në mungesë të sistemit të informimit shëndetësor, Kosova nuk posedon statistika të sakta, profesionistë shëndetësorë thonë se personat që kanë probleme me shëndetin mendor, janë në rritje.

Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëdija e familjarëve që kanë anëtarë me probleme mendore, është rritur dhe kjo dëshmohet me faktin se ato po i raportojnë rastet më shpesh, krahasuar me të kaluarën.

“Sa u përket kërkesave për ndihmë, është rritur numri, por jo pse popullata është më e sëmurë, por vetëdija është ngritur dhe stigma ka filluar të largohet. Sidomos familjarët janë vetëdijesuar. Popullata jonë është shumë më e ndjeshme dhe problemet janë të mëdha dhe të shpeshta”.

“Mungesat e barnave përbëjnë problem më vete, pasi mundësitë e tyre për t’i blerë barnat janë shumë më të kufizuara sesa te pacientët e tjerë. Pastaj si shoqëri, nuk po arrijmë t’i përmbushim kërkesat e tyre”, deklaron Rexhepi.

Ndërkaq, Besnik Stuja, koordinator i shërbimit profesional të shërbimit të shëndetit mendor, thotë se bëhen mbi 18 mijë vizita në vit vetëm për shërbimet në komunitet, gjë që, sipas tij, tregon se si problematikë është mjaft e shprehur. Ai flet edhe në lidhje me faktorët që ndikojnë në këto çrregullime.

“Ne ofrojmë shërbime në të gjitha nivelet e organizimit të sistemit shëndetësor në bazë të legjislacionit në fuqi. Statistika të sakta nuk kemi për të gjitha çrregullimet në këtë fushë. Shërbimet në komunitet dhe ato që ofrohen në institucione të specializuara, për një vit i kemi rreth 18 mijë vizita specialistike. Stresi dhe faktorët tjerë psiko-social, nëpër të cilët kalon shoqëria, mund ta rrisin prevalencën”,shpjegon Stuja.

Udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla, thotë se problemet që ndërlidhen me shëndetin mendor, janë në rritje në tërë botën, rrjedhimisht edhe në Kosovë. Ai shton se vendi ka shënuar rezultate sa i përket aspektit të zbatimit të sistemit të shëndetit mendor, me bazë në komunitet.

“Kosova, pa dyshim që ka arritur rezultate të konsiderueshme në këtë fushë, ku në qendër është pacienti dhe jo trajtimi me medikamente. Më herët këta pacientë kanë qenë të shtruar në kuadër të Klinikës së Psikiatrisë”.

“Sot kemi një numër të konsiderueshëm të qendrave të shëndetit mendor, me bazë në komunitet dhe shtëpive integruese, ku edhe qëllimi është përmirësimi i shëndetit mendor dhe më pas t’u kthehen familjeve në mënyrë që këta persona ta ndiejnë veten si pjesë e integruar e shoqërisë”, bën të ditur Syla.

Në Kosovë, këto 17 vjetët e fundit është rritur numri i personave që llogaritet se kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

Në mungesë të përkujdesjes institucionale, persona të shumtë nga kjo kategori e sëmundjeve, vërehen edhe nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës.

Për këtë çështje Sami Rexhepi thotë se ata nuk dërgohen në institucionet gjegjëse, andaj edhe nuk dihet numri i tyre.

“Sa u përket njerëzve me probleme mendore që janë në rrugë, e të cilët nuk arrijnë deri në këto qendra, Ligji për shëndet mendor është në fuqi, dhe ata duhet të referohen. Ne nuk mund të dalim në rrugë dhe t’u themi se kanë nevojë për shërim e t’i fusim në institucione shëndetësore”, thekson Rexhepi.

Rritja e numrit të personave me çrregullime mendore, ka rritur edhe numrin e vetëvrasjeve në Kosovë viteve të fundit, kanë pohuar autoritetet e rendit.(REL)

Ju sugjerojmë

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Para
Turqit përjetojnë dëshprim: Vdes “Hyremi”

Turqit përjetojnë dëshprim: Vdes "Hyremi"

Foto/ Zaimina thumbon ish-të dashurin me këngën e Ledrit

Foto/ Zaimina thumbon ish-të dashurin me këngën e Ledrit

Video/ Nuk dëgjojnë gazetaren Alida Tota, ja si largohen deputetët e PS nga Komisioni i Medias

Video/ Nuk dëgjojnë gazetaren Alida Tota, ja si largohen deputetët e PS nga Komisioni i Medias

TE FUNDIT

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
6 Qershor, 2025

Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po...

Lexo më shumë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com