Trupat e së paku 85 emigrantëve që janë mbytur duke bërë përpjekje për të kaluar Mesdheun, janë shfaqur në bregun e detit afër qytetit libian, Zuwara.
Lajmin e ka publikuar agjencia e lajmeve, Reuters, duke cituar një zyrtar të organizatës Kryqi i Kuq, të enjten.
Al-Khamis Al-Bosaifi ka thënë se shumica e emigrantëve duket se janë me origjinë nga shtete afrikane në pjesën jugore të shkretëtirës së Saharës.
Italia arreston 16 të dyshuar për trafikimin e emigrantëve përmes Mesdheut.
Trupat e emigrantëve, sipas të njejtit burim, kanë qenë të dekompozuar, dhe ka qenë e pamundshme që të kuptohet menjëherë se kur ka ndodhur mbytja e tyre./Express