Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet numri i emigrantëve që mbahen në Guantanamo

2025/02/14 at 8:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet numri i emigrantëve që mbahen në Guantanamo

Ushtria amerikane tashmë mban rreth 68 persona në burgun e saj në Gjirin e Guantanamos, Kubë, në kuadrin e përpjekjeve për të ndihmuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare me dëbimet masive.


Komandanti i Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr bazën detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, informoi ligjvënësit të mërkurën për shifrën e përditësuar, por tha se nuk mund të jepte ende detaje se sa do të kushtojë pritja e një numri në rritje individësh.

Admirali Alvin Holsey tha se këto përpjekje përfshijnë ndalimin e individëve të përshkruar nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare si “të huaj kriminalë me rrezikshmëri të lartë” dhe në vazhdim mbajtjen e deri në 30,000 emigrantëve jo të dhunshëm të planifikuar për deportim.

“Po bëjmë një përqasje me faza“, u tha admirali Holsey anëtarëve të Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, duke shtuar se baza tani ka kapacitetin për të mbajtur rreth 2,500 emigrantë jo të dhunshëm.

“Po punojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të kuptuar fluksin e emigrantëve”, tha ai. “Nuk do të shkojmë në 30,000 nëse nuk e dimë se ky do të jetë fluksi i emigrantëve që do të vijnë. Pra, ishim në pritje në këtë pikë”.

Komanda e Transportit e ushtrisë amerikane i tha Zërit të Amerikës të hënën se ka patur të paktën pesë fluturime emigrantësh për në Gjirin e Guantanamos, me avionë transporti ushtarak C-17 ose C-130.

Shumica e fluturimeve, sipas disa zyrtarëve, kanë patur 10-15 të ndaluar.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila e vizitoi këtë burg të premten e kaluar dhe mbikëqyri transferimin me fluturimin e tretë të të paraburgosurve në qendrën e paraburgimit, i ka përshkruar vazhdimisht ata si “vrasës dhe anëtarë të bandave të egra” nga Venezuela dhe si “më të këqijtë nga më të këqijtë”.

Në një postim në mediat sociale, sekretarja Noem tha se të paktën një nga emigrantët e dërguar në Gjirin e Guantanamos kishte pranuar autorësinë e një vrasjeje, ndërsa të tjerët ishin në kërkim për tentativë për vrasje, sulme fizike, trafik armësh dhe vepra të tjera penale.

Një zyrtar, tha se të gjithë individëve të mbajtur në Gjirin e Guantanamos u është dhënë urdhri përfundimtar i dëbimit. Por Departamenti i Sigurisë nuk ka bërë të disponueshme dokumente me akuzat apo detaje të tjera në lidhje me krimet që të arrestuarit akuzohen se kanë kryer.

Të mërkurën, Unioni Amerikan për Liritë Civile (ACLU), së bashku me disa grupe të të drejtave të emigracionit, ngritën një padi kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke pretenduar se të burgosurve që mbaheshin në burgun e Gjirit të Guantanamos u është mohuar në mënyrë të parregullt qasja tek avokatët.

“Duke i dërguar emigrantët në një ishull të largët të shkëputur nga avokatët, familja dhe pjesa tjetër e botës, administrata Trump po jep sinjalin e saj më të qartë se sundimi i ligjit nuk do të thotë asgjë për të”, thuhet në një deklaratë të juristit kryesor të ACLU-së, Lee Gelernt. “Tani do të jetë në dorën e gjykatave që të riafirmojnë se sundimi i ligjit qeveris vendin tonë”, shtoi ai.

Sipas ACLU-së dhe organizatave të tjera, një nga paditësit, Eucaris Carolina Gomez Lugo, mësoi se vëllai i saj ishte dërguar në Gjirin e Guantanamos vetëm pasi e kishte parë atë në një fotografi.

Organizata tha gjithashtu se ajo u trondit kur mësoi se qeveria po pretendonte se ai ishte një anëtar i bandës venezueliane Tren de Aragua. Departamenti i Sigurisë Kombëtare hodhi poshtë pretendimet e padisë.

“Ekziston një sistem për përdorimin e telefonit për të kontaktuar avokatët”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë me shkrim të dërguar Zërit të Amerikës.

“Nëse Unioni AMERIKAN i Lirive Civile kujdeset më shumë për të huajt kriminalë shumë të rrezikshëm, përfshirë vrasës dhe anëtarë të bandave të egra, sesa për qytetarët amerikanë, ata duhet të ndryshojnë emrin e tyre”, shtoi zyrtari, duke u përgjigjur në lidhje me padinë, me kusht ruajtjen e anonimitetit./VOA



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për BE-në

Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për BE-në

Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com